“Kjo është mënyra si...”, juristi jep “zgjidhjen”, si Lista Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhje

Politika

“Kjo është mënyra si...”, juristi jep “zgjidhjen”, si Lista Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhje

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 22:03
Lista Serbe

Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë dalë kundër certifikimit të kësaj partie - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".

Juristi Blerim Burjani, thotë se kjo mund të ndalohet nëse partia ka emër fyes ndaj Kosovës, emërtime ato që me kushtetutë e ligj ndalojnë nxitjen e urrjetjes.

“Ligji për zgjedhje është i qartë, çdo subjekt politik ka të drejtë të merr pjesë në zgjedhje, nuk ka asnjë normë të vetme ose rregull zgjedhor që ndalon, përveç kur ka emër fyes ndaj shtetit të Kosovës, emërtime të kundërshtueshme me Kushtetutë dhe ligj apo me simbole që ndalojnë nxitjen e urrjetjes ndër komuniteteve.

Lista Serbe pa u shpallë organizatë terroriste nëse ka fakte që argumentojnë atë dhe nuk distancohen nga dhuna, MPB e Kosovës me një procedurë të veçantë bazuar në fakte relavante mund ta bëjë këtë në të kundërtën nuk mund të ndalë asnjëherë asnjë subjekt politik të mos merrë pjesë në zgjedhje”, përfundnon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat