Alarmi për sulme në veri/ Eksperti i sigurisë: Grupet kriminale janë të çakorduara, presin vetëm udhëra nga...

Politika

Alarmi për sulme në veri/ Eksperti i sigurisë: Grupet kriminale janë të çakorduara, presin vetëm udhëra nga...

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 08:59
Sulmi në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje gjatë një konferencë për media ka paralajmëruar sulme të tjera në veri të vendit, “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Njohësi i çështjes së sigurisë, Jeton Halimi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, për të cilën ka thënë se mund të mbjellë frikë te populli atje.

Sipas tij, nga protestat që po mbahen në Serbi, po shihet edhe fundit i Vuçiqit.

Kryeministri Kurti është duke mbjell frikë tek popullata në veriun e Kosovës dhe don m’u viktimizu për arsye të votave dhe popullizëm kjo është dëmshme për vet Kyreministrin, Albin Kurtin. Serbia është në kaos total me protestat siç po shihet në terren, do të jetë fundi i Vuçiqit.

Rreziku potencial për ndonjë sulm në veriun e Kosovës, varet nëse Kyreministri Kurit don me nxit popullatën ajo i kishte konvenu vetëm grupeve kriminale që veprojnë atje”, nënvizon ai.

Tutje, Halimi thekson faktin se grupet kriminalet në veri janë të çakorduara, duke shtuar se ata presin urdhëra nga bosët e tyre pastaj për të slumuar Policinë e Kosovës.

“Grupet kriminale janë të çakorduara dhe nuk kanë vendosur se cilës vijë politike do t’i bashkëngjitën, a me vijën politike të Vuqiçit apo me vijën politike të Vulinit aleatit kyresor të Vladimir Putint, është duke e përdor shumë mirë këtë aspekt nëse marrin urdhëra nga bosët e tyre, grupet kriminale organizohen shumë shpejt për ta sulmuar Policinë e Kosovës dhe popullatën, atje është situatë shumë tensionuar disi e menaxhueshëm por rreziku është prapë për ndonjë sulm”, përfundon Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat