‘Goditje’ fatale për regjimin në Beograd, parashikohet fundi i Vuçiqit – çfarë pritet pas protestave masive?

Politika

‘Goditje’ fatale për regjimin në Beograd, parashikohet fundi i Vuçiqit – çfarë pritet pas protestave masive?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 25 dhjetor 2024 Në ora: 16:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndryshime të mëdha po priten në politikën serbe, pas protestave masive të mbajtura në Beograd.

Vuçiqit duke se po i afrohet fundi politik, zhvillimet nuk po shkojnë në favor të tij.

Së fundi, dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.

Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet "I keni duart e përgjakura”. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit.

Gjithashtu, përveç këtyre problemeve Serbia as vitin e fundit nuk ka lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen vizitoi Beogradin në tetor dhe, ndonëse foli pozitivisht për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, ajo tha se anëtarësimi në Union mbetet një “proces i bazuar në merita” dhe se secili vend zgjedh shpejtësinë dhe cilësinë e rrugës. Më vonë doli se në raportin e tij të rregullt vjetor, Komisioni Evropian nuk kishte deklaruar progres, përkundrazi. Ajo veçanërisht nuk e ka parë në politikën e jashtme dhe të sigurisë, me vlerësimin se shkalla e përputhshmërisë me BE-në ka mbetur e pandryshuar.

Edhe dialogu me Kosovën, një nga pikat kyçe të agjendës së progresit të Serbisë drejt Bashkimit, është ende në bllokim dhe pa rezultatet e pritura, por me tensione shtesë. I fundit është shpërthimi në kanalin ujor Ibër-Lepenac, të cilin Kosova e vlerësoi akt terrorist për të cilin është përgjegjës Beogradi zyrtar.

Marrë parasysh gjithë këto zhvillime, dështime të Vuçiqit për të implementuar politikat e tij, si ato të brendshme, të jashtme, e po ashtu ato në raport me Kosovën, duket se do jenë fatale për regjimin e tij.

Voca: Mentaliteti politik në Serbi është i rrënjosur thellë në një filozofi nacionaliste dhe shpeshherë antagoniste ndaj Perëndimit

Doktori i gjeopolitikës, Mirsad Voca në një prononcim për “Bota sot” tha se protestat në Beograd janë një shpërthim ndaj pakënaqësive ndaj regjimit të Vuçiqit.

Ai tha se presidenti serb është në presion të madh për shkak të këtyre protestave dhe krizave të shumta.

Image
Mirsad Voca

“Protestat masive në Beograd, të nxitura nga tragjedia e Novi Sadit, janë një shenjë e qartë e pakënaqësisë së thellë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiçit. Këto protesta nuk janë vetëm reagim ndaj një ngjarjeje tragjike, por një shpërthim i grumbullimit të pakënaqësive të shumta, përfshirë mungesën e llogaridhënies, korrupsionin, qeverisjen autoritare dhe politikat e tij të jashtme që kanë izoluar Serbinë nga Perëndimi. Vuçiç përballet me një presion në rritje, si nga brenda, për shkak të protestave dhe krizave të shumta, ashtu edhe nga jashtë, për shkak të politikave pro-ruse dhe rolit destabilizues në rajon”.

Sipas Vocës, edhe nëse largohet Vuçiqi nga pushteti, nuk është e sigurt se politika e Serbisë do ndryshojë, nëse nuk ndryshohet qasja dhe nuk ndërmerren disa hapas, siç është kërkimfalja e sinqertë për krimet e luftës, ndriçimi i fatit të të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës.

“Megjithatë, duhet theksuar se politika serbe, veçanërisht raporti i saj mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, nuk është e sigurt se do të ndryshojë edhe nëse Vuçiç largohet nga pushteti. Kushdo që vjen pas tij mund të ndjekë një strategji të ngjashme, nëse Serbia nuk përballet seriozisht me të kaluarën e saj të mbushur me krime lufte dhe nuk krijon një mentalitet të ri politik që mbështet pajtimin dhe orientimin pro-perëndimor. Kjo do të kërkonte hapa konkretë dhe të guximshëm, si një kërkim falje e sinqertë për krimet e luftës, ndriçimi i fatit të të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës dhe një pranim i përgjegjësive historike të Serbisë. Një moment simbolik dhe historik, i ngjashëm me gjunjëzimin e Willy Brandt-it në Varshavë për të kërkuar falje ndaj viktimave të Holokaustit, do të ishte një hap i domosdoshëm për të ndryshuar rrënjësisht qasjen politike të Serbisë”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, doktori i gjeopolitikës tregoi se çka nevojitet për nja transformim të politikës dhe mentalitetit të Serbisë dhe popullit të saj.

“Por ky ndryshim kërkon shumë më tepër se largimin e Vuçiçit. Mentaliteti politik në Serbi është i rrënjosur thellë në një filozofi nacionaliste dhe shpeshherë antagoniste ndaj Perëndimit. Një transformim i tillë nuk mund të ndodhë pa një përpjekje të gjerë shoqërore dhe politike, që përfshin edukimin, de-nacionalizimin e narrativave historike dhe një angazhim më të fortë të Bashkimit Evropian për të mbështetur forcat reformiste në Serbi. Pa këtë ndryshim rrënjësor, edhe largimi i Vuçiçit mund të mos sjellë fundin e politikave destabilizuese që kanë shoqëruar Serbinë për dekada”, përfundoi Mirsad Voca për “Bota sot”.

Halimi: Ky është fundi i Vuçiqit

Kurse, Jeton Halimi, drejtor ekzekutiv në ISEG potencoi se protesta e fundit ka reaguar se fundi i Vuçiqit është afër.

Ai në nja bashkëbisedim me “Bota sot” hodhi dyshimet se kjo protestë mund të jetë organizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse në bashkëpunimin me Vulinin.

“Ky është fundi i Vuçiqit, kjo protestë do t’i jap impkat të fortë dhe t’i josh edhe serbët tjerë me dalë masivisht me protestu dhe kur bëhen dyfishi apo trefishi kësaj proteste, atëherë edhe jeta e Vuçiqit do të jetë shumë në rrezik.

Kjo protestë është nxitur nga shërbimet inteligjente të Rusis përmes Vulinit, si njeri i dëshmuar i Vladimir Putinit. Kjo situatë për ndërkombëtarët, është thuajse thikë me dy teha, Vuçiqi ka pranu kushtet e BE-së për presionin shumë të madh nga amerikanët, vizitat e fundit të emisarave amerikanëve dhanë mesazhe shumë të qarta për politikën e Vuçiqit”.

Krahas kësaj, ai përmendi se grupet kriminale në veri të Kosovës janë të ndara në dy pjesë, vijës së Vulinit dhe vijës së Vuçiqit, derisa tha se që të dyja janë rrezik për shtetin tonë.

“Putinit i konvenon me djeg Vuçiqin, i ka dalë nga duart dhe duan ta eliminojnë në çfarëdo forme dhe çfarëdo njerëz vetëm ta eleminojnë atë. Strukturat paralele në veriun e Kosovës janë ç’ akroduar shumë dhe janë nda disa grupacione dhe nuk kanë vendosur se ciliës vijë politike dojnë me iu bashkangjit, vijës së Vulinit apo vijës së Vuçiqit. Këto grupe kriminale për popullatën janë një kërcënim shumë i madh dhe shumë serioz, kur marrin urdhra për sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe popullatës atje, dinë me u organizuar shumë mirë bandat mes vete, vetëm për sulme në veri të Kosovës”, nënvizoi analisti.

Ndër të tjera, tha se tani situata ka dalë jashtë kontrolli për Vuçiqin, duke marrë parasysh zhvillimet dhe protestat e fundit.

Ai shkoi edhe më larg, duke parashikuar se serbët edhe mund ta vrasin Vuçiqin.

Tragjedia e Novi Sadit, është pika shumë e dobët dhe i ka dalë situata nga kontrolli Vuçiqit.

"Mbytja e 15 personave nga shembja e çatisë, firmat kineze dhe korrupsioni shumë i madh nga njerëzit e Vuçiqit është pretekst shumë i fortë për protestuesit në Novi Sad dhe gjithandej Serbisë, për mos me ndalë protestën deri në arritjen e qëllimeve të protestueseve. Po shkon drejt fundit politik presidenti serb Vuçiq, këtë do ta shohim ditëve në vijimë, pavarësisht përpjekjeve të shtetit serb. Janë angazhuar e gjithë siguria e shtetit, siç janë inteligjenca BIA dhe shërbimi ushtarak i Serbisë janë në terren 24/7 për t’i bindur protestuesit me forma të ndryshme dhe joshur me dhënien banesave për studentët kinse marrje kredie dhe dorzani nga qeveria. Por, as këto përpjekje nuk kanë pas efekte pozitive në favorin e pushtetit dhe njerzëve të Vuçiqit, unë pres se Vuçiqin do ta gjej fati i Zoran Xhinxhiqit, serbët tradicionalisht i mbysin udhëheqësit e tyre që i konsiderojnë si tradhtarë, sikur me rastin Xhinxhiqit, po ashtu do e vrasin edhe Vuçiqin”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat