Alarmon eksperti i sigurisë: Pritjet që do të ketë sulm në veri janë më të mëdha – Kosova të organizojë përgjigjen!

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Pritjet që do të ketë sulm në veri janë më të mëdha – Kosova të organizojë përgjigjen!

Nga: A.SH Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje gjatë një konferencë për media paralajmëroi për sulme të tjera në veri të vendit, “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.

Ekspreti i sigurisë, Xhevat Meha në një prononcim për “Bota sot”, vëri në pah faktin se Serbia nuk organizon kot së koti stërvitje ushtarake.

Duke theksuar se, mundësia për sulm ekziston.

“Mundësia e ndonjë sulmi të armatosur në veriun e Kosovës ka qenë prezent qyshse janë duke u stërvitur rreth 400 individ nëpër kazermat ushtarake serbe. Për mua ka qenë e pritshme diçka e tillë qysh nga pranvera. Nuk janë organizuar stërvitje ushtarake kot-së-koti nga Serbia. Këto stërvitje i shërbejnë Serbisë ose për ndonjë sulm ose për ndonjë presion a shantazh ndaj institucioneve të Kosovës. Pritjet që do të ketë sulm janë më të mëdha”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se në rast sulmi, Kosova duhet ta organizojë përgjigjen, por ai shton se Serbia mund të përdor edhe mjete ludtarake ushtarake të cilat Kosova nuk i ka, e që në këtë rast kapcitetet për një sulm të mundshëm për t’iu përgjigjur i ka KFOR-i.

“Dhe krejt çka institucionet e Kosovës mund të bëjnë është që të organizojnë pergjigjen. Në gjykimin tim, institucionet e sigurisë së Kosovës, siç është policia e Kosovës, nuk i kanë kapacitetet e duhura për t'u përballur me një sulm të këtij grupi të armatosur, kjo për faktin se ky grup është e pritshme të përdorin mjete luftarake ushtarake të cilat nuk do të mund t'u përgjigjet policia e Kosovës. Kapacitetet për t'iu përgjigjur ndonjë sulmi të tillë i ka KFOR-i. Dhe këtu del në pah bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Për aq sa është raportuar në media, marrëdhëniet e Kryeministrit me institucionet ndërkombëtare nuk jane në nivelin e kënaqshëm. Bazuar në këtë, nëse ndodh ndonjë sulm për mua nuk do të ishte befasi që në këtë rast të shfaqet ndonjë ngërç në mes të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat