Sonia Biserko, një zë i realitetit, që nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, "analistët" dhe një pjesë e opozitës

Politika

Sonia Biserko, një zë i realitetit, që nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, "analistët" dhe një pjesë e opozitës

Nga: M.L. Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 14:55
Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonja Sonja Biserko

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Gani Mehmeti komentoi situatën që u krijua pas mos-certifikimit të “Listës Serbe” nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Mehmeti u mor me analistët që kritikuan KQZ-në për vendimin e saj.

Pas mos-certifikimit të «Listës Serbe» për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga KQZ, u bë një zhurmë e madhe, duke sulmuar anëtarët e KQZ-së për largimin e një liste të tillë nga zgjedhjet. Pothuajse nuk mbeti analist pa i kundërshtuar anëtarët e KQZ-së, pa e llogaritur se ajo është një institucion legjitim dhe i pavarur, i cili ka të drejtë të vendosë ashtu si e sheh me syrin e saj.

KQZ-ja u kundërshtua gjithashtu nga ambasadat e shteteve mike, duke e kundërshtuar një vendim të tillë me forcë, duke filluar nga Ambasada e SHBA-së, që është për keqardhje, sepse, sipas veprimeve të kësaj liste, ajo është një pengesë politike për shtetësinë e Kosovës,” theksoi Mehmeti.

Ai rikujtoi se Lista Serbe, e drejtuar nga Vuçiqi, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe se ajo e lufton atë me tërë qenien e saj.

Image
Gani Mehmeti

Lista Serbe, me ndihmën e Vuçiqit dhe veprimet terroriste të Milan Radoiçiqit, sulmoi në Banjskë të Zveçanit shtetin e Kosovës, i cili e ka pranuar botërisht para Vuçiqit pak ditë pas sulmit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë.

Pas këtij sulmi, Radoiçiqi shkoi dhe u prit nga vetë Aleksandër Vuçiqi. Vuçiqi shpalli tri ditë zie për tre terroristët e vrarë.

Sulme të tilla vazhduan edhe pas 24 shtatorit, por me përmasa më të vogla, për të shqetësuar Kosovën dhe për të lënë të kuptohet se ata janë «gjallë» dhe nuk do të pushojnë së vepruari e luftuar kundër Republikës së Kosovës.

Po, nga Lista Serbe u bë edhe sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, siç pretendohet, se nuk ka pasur askush tjetër me interes për ta bërë këtë,” shtoi ai.

Për të gjitha këto, analisti Mehmeti tha se disa herë e ka ngritur zërin edhe Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonja Sonja Biserko, e cila ka thënë se Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri.

“U tha edhe nga analistët e Kosovës dhe nga ndërkombëtarët se vendimi i KQZ-së është politik. Po, ata harruan se edhe «Lista Serbe» është parti politike. Pra, është një përpjekje për ta penguar qeverinë e Kosovës dhe ata që duan të jetojnë në Kosovë, dhe ky është një lloj manipulimi nga ana e Beogradit, manipulim që Perëndimi vazhdon ta mbështesë,” tha poshtë Biserko. Çka do të thotë se vendimi politik ka të drejtë të merret me veprime politike.

Vendimin e KQZ-së e ndryshoi PZAP dy ditë më pas, më 25. 2. 2024, me ndërhyrjen politike të ndërkombëtarëve dhe të vetë «analistëve» politikë të Kosovës,” nënvizoi ai.

Mehmeti shprehu habinë se si nuk dëgjohet e drejta për shtetin e Kosovës, nuk dëgjohet vendimi i KQZ-së dhe nuk dëgjohet as fjala e Kryetares së Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonjës Sonja Biserko, e cila e thotë troç e qartë se Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri.

“Pra, edhe qëndrimet e ambasadave të shteteve që ndërhynë në vendimin e KQZ-së janë tërësisht politike, me animin kah Serbia përmes Listës Serbe dhe kundër sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur.

I vetëdijshëm se nuk do të ketë ndryshime nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, po tregojmë se e drejta është në anën e KQZ-së, pavarësisht ndryshimit të vendimit nga PZAP.

Pra, Biserko, një zë i realitetit, por që nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, nga «analistët» në Kosovë dhe nga disa prej opozitës kosovare, për përfitime të poenëve politikë tek ndërkombëtarët, por jo tek populli, po veprojnë kundër shtetësisë së Kosovës,” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat