Gjatë vitit 2024, në Gjykatën Speciale nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, e Jakup Krasniqit, të cilët ndër tjerash po akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarëve të LDK-së.
Po ashtu, në Speciale përfunduan edhe dy procese gjyqësore gjatë vitit 2024.
Në njërin, Salih Mustafa, i njohur si komandant “Cali” u dënua me 26 vite burgim. Kurse, në tjetrin, Pjetër Shala i njohur si komandant “Ujku” u dënua me 18 vite burg.
Por Specialja pati punë me arrestimin edhe personave të dyshuar, të cilët sipas saj, kërcënuan dëshmitarët dhe penguan drejtësinë.
E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, thotë se viti 2025, padyshim do të jetë viti që do të shënojë fundin e procesit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.
Madje Mehmeti krahas kësaj, po paralajmëron edhe arrestime të reja nga Gjykata Speciale.
“Padyshim se viti 2025 do të shënojë edhe fundin e procesit ndaj katërshes së madhe, në këtë drejtim pritët që më në fund të ketë vendim për dënim apo lirim të tyre. Në këtë proces ndaj tyre mund të ketë të arrestuar të tjerë, e të cilët janë rrjedhojë e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve”, shprehet Mehnmeti.
Por kush mund të jenë të arrestuarit e radhës nga Specialja?
“Mund të ketë arrestime të disa nga komandantët e zonave dhe pjesëtar tjerë me ndikim nga Shtabi i Përgjithshëm. Nuk e ka krye ende Specialja punën e saj të arrestimeve, të cikat pritët të ndodhin në pranverën e 2025. Kështu që, 2025 do të jetë goditja e fundit e Speciales ndaj të dyshuarve për krime gjatë dhe pas luftës”, përfundon analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.