Shifra befasuese/ Juristi ‘zbulon’ përqindjen e partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit

Politika

Shifra befasuese/ Juristi ‘zbulon’ përqindjen e partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit

Nga: N. Sh. Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:30
Ilustrim

Zgjedhjet e 9 shkurti po afrohen.

Partitë politike tashmë janë duke zhvilluar fushatën e tyre edhe pse jo zyrtarisht.

Të gjitha kanë synime që në këto zgjedhje të dalin në vendin e parë, mirëpo rezultatet paraprakisht edhe janë të ditura.

Lëvizja Vetëvendosje po synon 500 mijë vota. Nëse arrinë këtë numër do të mbahet mend për rekord votash e që ndoshta me dekada nuk mund të thyhet.

Mëgjithtë, kjo shifet duket e lartë, por ndoshta jo e pamundur!

Për këtë çështje, juristi dhe analisti politik Blerim Burjani thotë se, asnjë parti nuk mund t’i marr 500 mijë vota.

“LVV-ja dhe asnjë parti politike, bazuar me këtë që pasqyrohet në opinion publik, nuk mund ti marr 500 mijë vota, duke pas parasysh se në Kosovë gjasat janë me ra elektorati. Pra më pak do të dalin në zgjedhje dhe tentativa është që rënien e elektoratit në Kosovë me mbulu me rreth 50 mijë vota të diasporës”, thotë Burjani.

Burjani madje tregon edhe përqindjen që mund të marrin partitë politike, e që është befasuese!

“LVV mund të merr 35%, LDK 25%, PDK 21%. Mund të ketë befasi të papritur, pasi VV komponentet kryesore të garës e ka me veriun, tjerat kanë dështuar në kuptimin e zbutjes së gjendjes së rëndë ekonomike, sociale e shëndetësore dhe pa reformë në shkollimin e lartë universitare”, përfundon profesori Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat