“Kosova ka nevojë edhe për 700 Albina!”- Publicisti ndan përvojën personale me “Hajnat e Republikës!”

Politika

“Kosova ka nevojë edhe për 700 Albina!”- Publicisti ndan përvojën personale me “Hajnat e Republikës!”

Nga: M.L. Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Publicisti Gezim Mekuli ka ndarë me lexuesit e gazetës “Bota sot” një shqetësim të thellë mbi situatën e mjekësisë dhe korrupsionin që e shoqëron atë në Kosovë.

Ai, ka shprehur frustrimin për mungesën e etikës profesionale dhe përgjegjësisë në sistemin shëndetësor, ndërsa ka treguar rastin personal me babain e tij.

"Hajnat e Republikës!

Ka nevojë për shikime e intervenime të shpeshta mjekësore, babi është 87 vjeçar; asnjë mjek, asnjë ordinancë e asnjë laborator, deri më sot, nuk më dha, vullnetarisht, asnjë kupon fiskal, hiq asnjë.

Më duhej ta kërkoja nga mjeku milioner kuponin fiskal (nga doktori, siq po kanë dëshirë me i quajt këta njerëz tani!?). Më duhej ta lusja mjekun milioner e të bëhem i vogël si miu, që ta bindja të ma ipte nje kupon fiskal! Sa e lodhshme kjo bisedë e ky komunikim që ishte për mua, sa energjinë e humbja, o zot, o zot!

Me kqyrshin si dreqin, me plot inat; si milicin e Serbisë. E sa fort pritonin të ma japin kuponin fiskal këta milonerë. E pse? Thjeshtë, sepse dua që ta ndihmojë arkën e Republikës së Kosovës, ashtu siq e bëjmë në Norvegji norvegjezët”, ka thënë Mekuli për “Bota sot”.

Ai ka kritikuar mjekët dhe autoritetet për dehumanizimin e shërbimeve, për përfitimet e padrejta financiare dhe për mungesën e transparencës në sistemin shëndetësor, duke e lidhur këtë fenomen me problemet më të gjera të korrupsionit dhe keqadministrimir që e karakterizojnë vendin.

Image
Gëzim Mekuli

Në këtë kontekst, Mekuli e ka krahasuar situatën e Kosovës me modelin norvegjez, duke sugjeruar se mjekësia dhe shteti duhet të shërbejnë interesin publik dhe të kontribuojnë në ndihmën për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

A e dini se arka e shtetit norvegjez, pra mirëqenia e shtetit norvegjez, nuk vjen nga nafta siç e mendojnë shumica. Rreth 70-75% e buxhetit total të Norvegjisë financohet direkt nga taksat që paguajnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë të lidhura hiq me naftën.

Mjekësia në Kosovë është dehumanizuar tërësisht; materializëm i egër dhe primitiv: thjeshtë janë fabrika për përfitim të parave; duke filluar që nga ordinancat dhe laboratorët e thjeshta; një ndër varfëruesit më të mëdhenj të pasurisë së Kosovës sonë të dashur, është mjeku, pra "doktori", siq po kan merak me i thirrë pacientët e shkretë.

Dhe ky mjek milioner qohet e ankohet për drita, për ujë, për shërbime jo të mira në spitalet publike, për shkollim jocilësor etj”, ka shtuar ai. .

Ai ka pyetur i dëshpëruar se kur mjeku vjedh shtetin, kur intelektuali plaçkitë Kosovën, çfarë të presim nga shitësit e djathit e të gështenjave.

Çfarë të presim nga dyqangjitë e qarshisë së gjatë në Pejë, nga dyqanet nëpër Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Gjakovë? Hë folni!”, pyet Mekuli.

Edhe Norvegjisë me ja lëshu këta mjekë, këto media dezinformative e këta dyqangji, e qesin "n'dy gjunjë" për 6 muaj, lërë më Kosovën e shkretë të plaçkitur, të vjedhur e të sakatuar për më shumë se 20 vjet rresht”, është shprehur ai.

E sipas publicistit bazuar në këtë situatë, Kosova ka nevojë për “700 Albina”

Ky vend i mirë, Kosova jonë e dashtun, ka nevojë edhe për 700 Albina!

Dehumanizim i mjekësisë!

Dekadencë në mentalitetin kolektiv!", ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat