Deklarata e fundit e Vuçiqit kundër Kosovës, kërkohet sanksionimi i Serbisë – ja mesazhi për SHBA-në e BE-në!

Politika

Deklarata e fundit e Vuçiqit kundër Kosovës, kërkohet sanksionimi i Serbisë – ja mesazhi për SHBA-në e BE-në!

Nga: A.M. Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:30
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciq

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia në vazhdimësi lobon dhe përdor propaganda në shtete të ndryshme të botës, kjo për ta mos e njohur shtetin tonë apo edhe për t’i tërhequr njohjet.

Se fundi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e konfirmoi se ende po e përdorin këtë lloj politikë propagandistike ndaj vendit tonë.

Ai paralajmëroi se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Do të ketë edhe vende tjera që do të tërheqin njohjen e Kosovës, vende nga kontinentet e bukura – Afrika e Azia”, u shpreh Vuçiqi në transmetuesin publik serb.

Kurse, në lidhje me këtë çështje dhe paralajmërim të presidentit serb, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Image
Amir Shabani.

Sipas tij, këto lobime të shteti serb janë jolegjitime, duke thënë se është nxitje për defokusim nga padrejtësitë që po i bëhen Kosovës.

“Lobimet e tilla të Serbisë ndaj Kosovës padyshim se janë akte jolegjitime, një gjë e tillë me vendet afrikane dhe ato aziatike janë nxitje për defokusim nga padrejtësitë e shtetit serb që ka shkaktuar në Kosovë”.

Krahas kësaj, ai potencoi se ndërkombëtarët duhet ta sanksionojnë Serbinë e Vuçiqit për këto veprime.

“SHBA-ja dhe BE-ja, si partner strategjik të Ballkanit Perëndimor dhe inicues të rajonit për anëtarësim të plotë në familjen evropiane, duhet sanksionuar ky lobim i Serbisë i cili shkakton përçarje mes krijimit të miqësive ndërshtetërore”, përmbylli Amir Shabani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat