Drita Millaku ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendojse. Madje, ajo ka qenë edhe deputete per disa mandate, duke fituar me Lëzivjen.
Por këtë vit, ajo ndryshoi parti. Millaku kaloi nga Lëvizja në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për “Bota sot”, ajo kritikoi Qeverinë Kurti, megjithëse është e pritshme!
Ajo tha, se kjo qeveri është e dëmshme dhe jashtëzakonisht negative për vendin tonë.
Deputetja thotë se “duke parë që shtetësia e Kosovës është në rrezik nga kjo qeverisje 4-vjeçare, kalimi im në Lidhjen Demokratike të Kosovës e konsideroj si një akt patriotik.
“Jo vetëm tani që nuk jam më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe gjatë kohës që kam qenë brenda saj, e kam parë këtë qeverisje si të dëmshme dhe jashtëzakonisht negative për vendin tonë. Të gjitha premtimet dhe kauzat që proklamuam për shumë vite, ndër to për Asocacionin e Komunave Serbe, për Manastirin e Deçanit dhe shumë çështje të tjera, janë shuar dhe nuk kanë asnjë bazë reale. Shumë nga ato që pretenduan të ishin parime të pandashme, tani mbeten thjesht gënjeshtra, thjesht për të arritur në pushtet. Kjo ka krijuar një zhgënjim të thellë dhe për mua nuk ka qenë më e arsyeshme që të vazhdoj të kontribuoj brenda këtij subjekti.
Për më tepër, duke parë që shtetësia e Kosovës është në rrezik nga kjo qeverisje 4-vjeçare, kalimi im në Lidhjen Demokratike të Kosovës e konsideroj si një akt patriotik. Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, që mbështet interesa kombëtare dhe që mbron të ardhmen e shtetit. LDK ka një histori të fortë shtetformuese dhe një angazhim të qartë për të ruajtur dhe forcuar sovranitetin e Kosovës, dhe unë besoj që vetëm në këtë kuadër mund të kontribuoj më së miri për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë”, deklaroi ajo gjatë një intervistë për “Bota sot”.