Ish-ushtaraku: Trumpi dhe Grenelli, do ta mbajnë fjalën që ia dhanë Vuçiqit në tetor 2020 – Këta persona e kryen punën e tyre!

Politika

Ish-ushtaraku: Trumpi dhe Grenelli, do ta mbajnë fjalën që ia dhanë Vuçiqit në tetor 2020 – Këta persona e kryen punën e tyre!

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 08:05
Takimi mes Trump, Hoti dhe Vuçiq në vitin 2020

Ish-drejtori për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka deklaruar për një nga televizionet shqiptare se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kupchan, Trump ka emëruar Richard Grenell si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për t’u fokusuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Këtë deklaratë e ka komentuar për gazetën "Bota Sot" ish-ushtaraku Muharrem Maralusha. Ai shprehet se Trump dhe Grenell kanë për qëllim të mbajnë premtimin që i kanë dhënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq në vitin 2020.

“Trump dhe Grenell do ta përmbushin premtimin e dhënë Vuçiqit, për dorëzimin e veriut të Kosovës Serbisë, në këmbim të 10% të aksioneve të Trepçës,” thotë Maralusha. Megjithatë, ai beson se kryeministri Albin Kurti dhe populli i Kosovës nuk do ta lejojnë këtë skenar.

Në kritikën e tij ndaj opozitës kosovare, Maralusha shprehet: “Opozita, si gjithmonë, do të vazhdojë me retorikën e zakonshme: ‘Amerika kurrë nuk na lë në baltë’. Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Edi Rama e kryen punën e tyre, dhe tani këta janë të gatshëm për të ndjekur të njëjtën rrugë.”

Ai mbyll komentet e tij me bindjen se populli i Kosovës, nën udhëheqjen e Kurtit, do të mbrojë integritetin territorial të vendit: “Jam mëse i sigurt që Albini dhe populli nuk do ta lejojnë shitjen e veriut, edhe pse opozita është e gatshme ta bëjë këtë hap.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat