“Grenell për misione të veçanta”/ Driton Tali komenton deklaratën e profesorit Charles Kupchan dhe ndikimin tij në Kosovë!

Politika

“Grenell për misione të veçanta”/ Driton Tali komenton deklaratën e profesorit Charles Kupchan dhe ndikimin tij në Kosovë!

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 10:01
Richard Genell

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse vazhdon kohë pas kohë, zgjidhja përfundimtare duke se është larg.

Me zgjedhjen e Donald Trump, president i SHBA-së, ka pasur alidume të ndryshme sa i përket kësaj çështje. Këtu është përfshirë edhe Richard Grenell, cili mandatin e kaluar ishte i dërguar special nga Amerika për Ballkanin Perëndimor.

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka deklaruar se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Trump e ka emëruar Grenellin si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Por, a do ta zgjidh Trump këtë çështje?

Analisti Driton Tali në një prooncim për “Bota sot”, ka thënë se me fitoren e Trump pati raportime nga më të ndryshmet, e ndër to edhe atë se BE-në nuk do ta ketë prioritet më në politikën e jashtme, duke shtuar se me gjithë këto ‘thashetheme’ shtrohet pyetja si mund të ruhet interesi i brendshëm i SHBA-së nëse ajo e humbë partnershipin dhe influencën në BE?!

“Shumëçka është ka spekulohet në lidhje me rikthimin e z Tramp në pushtet, që nga fitorja elektorale e tij. Si bie fjala z Tramp nuk do të merret më Europën por fokusin do ta ketë vetëm te interesi i brendshëm i ShBA-ve; se do ta zhbëjë NATO-n nëse anëtaret tjera nuk do ta rrisin në mënyrë enorme pjesëmarrjen financiare; se BE-në nuk do ta ketë prioritet më në politikën e jashtme por Kinën dhe Lindjen e Largët; se do ta ndalojë luftën në Ukrainë për dy ditë duke i dhënë përparësi kërkesave të Putinit sepse Rusia është superfuqi që nuk mposhtet etj, varësisht se cilës sferë të interesit i përket personi.

E tashti, gjykuar nga gjitha këto parashikime e thashetheme, vetvetiu shtrohet pyetja si mundet të ruhet interesi i brendshëm i ShBA-së nëse ajo e humbë partnershipin dhe influencën në BE?! Apo si ShBA e vetme (pa aleatet e saj perëndimore) do të përballet me Kinën dhe aleatet e saja?! Apo si paska me stopu luftën në Ukrainë duke i dhënë përparësi kërkesave të Putinit, kur dihet mirëfilli se ashtu Putinin do ta inkurajonte t'i sulomojë fqinjet tjera?”, thotë ai.

Kurse, për deklaratën nënvizon se mbase Trumpi do të jetë ndryshme nga ai që ishte gjatë fushatës elektorale, duke potencuar se do të vazhdojë ta zhvillojë këtë gjeopolitikë.

“Sa i përket deklaratës së profesor Charles Kupchan, pajtohem se domodso ShBA do të vazhdojë angazhimin e saj diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Sepse natyrshëm lidhen edhe me Ballkanin Perëndimor. Ta zëmë sikurse mos të ishte "kjo Rusi" me "këtë Putin", rrethanat në rajon do të ishin krejt ndryshe që dmth nuk do të ishte as "kjo Serbi" hegjemone e ngucakeqe por një Serbi krejt tjetër.

Andaj unë mendoj se z Tramp do të jetë ndryshe nga ai "Trampi i fushatës elektorale", se në esencë do të vazhdojë ta zhvillojë këtë gjeopolitikë, mbase me disa ndryshime si rezultat i personalitetit të tij "pompoz", me të gjitha privilegjet dhe sfidat që i ka ajo si Superfuqia e vetme botërore.

Unë edhe në tutje besoj fuqishëm se situata në rajonin tonë do të varet drejtpërdrejt nga dështimi i Rusisë në Ukrainë, dështim i cili do ta detyrojë Rusinë të heq dorë nga hegjemonizmi saj, ashtu siç bie fjala tashti rishtazi e detyroi të heq dorë nga sponzorizimi i Asadit në Siri, njëashtu do ta detyrojë të heq dorë edhe nga Serbia, dhe atëherë do të mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje nga Serbia.

Deri atëherë frigohem se do ta kemi këtë situatë të njejtë çfarë e kemi tash e sa vite”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat