Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së partisë Guxo, njëherësh kandidat për deputet nga lista zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folu në lidhje me zgjedhjet e reja dhe mundësitë për koalicione pas zgjedhore.
Si fillim, ai pret fitore bindëse të LVV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, madje me diferencë të lartë të votave.
Po ashtu, Gacaferi në një bashkëbisedim me “Bota sot” ironizoi me opozitën, duke thënë se e pret një ‘garë e nxehtë’ për mbijetesë.
“Unë pres që në zgjedhjet e 9 shkurtit do të konfirmohet bindshëm qeveria Kurti! Bile pres qe të fitojë edhe më shumë vota se në zgjedhjet e fundit parlamentare! Sigurisht që do jetë një garë e nxehtë elektorale sepse partitë opozitare nuk do luftojnë për të fituar, por do luftojnë për të mbijetuar dhe siç dihet lufta për mbijetesë është jo vetëm e nxehtë por edhe flliqtë!” – theksoi ai.
Krahas kësaj, anëtari i Guxo potencoi se nuk do ketë nevojë për koalicione me partitë e tjera, pasi pret rezultate befasuese dhe të larta.
“Jam thellësisht i bindur se VV-GUXO dhe Alternativa s'do kenë nevojë për asnjë koalicion me partitë opozitare aktuale, ngase do fitojnë zgjedhjet bindshëm e me një rezultat spektakolar e që do jetë edhe më i lartë se në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021!” – përfundoi Luan Gacaferi për “Bota sot”.
Kujtojmë se, ditë më parë, mori vëmendje një sondazh i publikuar nga “UBO OMNIBUS”, ku partia e parë doli LVV me mbi 47 përqind, PDK me 19 për qind, LDK me 17 për qind, AAK-në me 6 përqind dhe partitë e tjera rreth 9 për qind.