Qeveria e Kosovës, muja më parë ka miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me ndryshme në katër nenet e saj.
Për këtë ka pasur edhe kundërshtime, madje nga PDK aso kohe kanë thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën e Kushtetuese.
Analisti Driton Tani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova ka nevojë për nëj mekanizëm të tillë, duke shtuar se hetim duhet të ketë te zyrtarët e lartë.
“Që Kosova ka nevojë për një mekanizëm të tillë ligjor kjo s'ka dyshim. Bile jemi vonuar. Po ashtu, që Kosova ka nevojë për hetim të mirëfilltë të pasurisë sidomos të zyrtarëve të lartë, edhe këtu s'ka kurrë far dyshim.
Për më tepër këto janë edhe standarde që duhet t'i arrijmë për t'u konsideruar seriozisht në integrimet euro-atlantike.
Shtrohet pyetja se a kemi udhëheqës të lartë të cilët në kushtet normale nuk do të mund ta justifikonin pasurinë e krijuar, natyrisht se kemi! Ne e shohim për ditë jetën e tyre luksoze e cila nuk i përgjigjet të ardhurave të tyre zyrtare (apo ligjore). Si mundet një poltikan i cili zyrtarisht ka patur pagë fillimisht 1000 euro, e këto vitet e fundit 2000-3000 euro të bëjë pasuri milionshe?!”, thekson ai.
Tutje, ai përmendi faktin se ky ligj po tentohet të pengohet, megjithëse është e domosdoshme ky ligj të bëhet.
“Andaj, unë këtë sagën e "Ligjit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme" e shoh krejtësisht nga kjo prizmë.
Kam dëgjuar edhe arsyetime se me këtë ligj qëllimshëm tentohet të luftohet ky apo ai politikan, por unë besoj se ky Ligj megjithatë do të kaloj sepse, ashtu siç e ceka, është standard që neve duhet ta plotësojmë nëse duam integrime euro-atlantike.
Sa i përket dobësive që mund t'i ketë ky Ligj, ato përmirësohen. Nuk është se ne po e zbulojmë këtë Ligj dhe këtë institucion, këtë e kanë bërë të tjerët për neve.
E krejt çka neve na ka mbetur të bëjmë është t'i shikojmë shtetet Perëndimore si e kanë hartuar këtë ligj dhe konfrom tyre ta adaptojmë për nevojat tona”.