Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet Prokurorisë Speciale, ku është i ftuar të dëshmojë si dëshmitar.
Ai ka propozuar që dëshmia të realizohet në ambientet e Kryeministrisë.
“Unë nuk po dëshiroj që ata të vijnë, por po ju them që nuk shkoj, sepse e kam shumë të qartë qëllimin e tyre. Ata po synojnë të krijojnë një xhirim të shkurtër ose një fotografi të Kryeministrit më të pastër në Ballkan që hyn në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni”, ka deklaruar Kurti.
Analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se e gjitha kjo po bëhet nga një drejtësi e kapur, se e tillë është aktualisht në Kosovë.
Më tej, shton ajo ka nuacna politike, por gjithsesi, Mehmeti shprehet se Kurti në mandatin e ardhshëm duhet të bëjë më shumë për drejtësinë ndonëse nuk është e lehtë pasi krimi në drejtësi është i thellë.
“Në aspektin juridik çdo qytetarë i Kosovës duke përfshirë edhe presidentin e kryeminstrin duhet t'i përgjigjen çdo ftese nga prokuroria. Por duke qenë se prokuroria, drejtësia është e kapur dhe nën ndikimin e politikës kjo e vështirëon çdo gjykimin në rastin konkret. Andaj, edhe Kurti heziton të shkojë në prokurori pasi nuk është tamam drejtësi, dhe si e tillë ka nuanca politike.
Pavarësisht kësaj, po të isha në vend të Albinit do isha përgjigj thirrjes së prokurorisë, por do thoja se këtë e bëra për të treguar se s’kam frikë dhe jam i gatshëm për çdo gjë ndonëse kjo drejtësi duhet të ndryshohet rrënjësisht. Albini duhet që në mandatin e ri pas 9 shkrutit të merret me drejtësi, të bëjë reforma të thella ndonëse nuk është e lehtë pasi krimi në drejtësi është i thellë”, përfundon ai.