Priten zhvillime të forta në Speciale, juristi nga Belgjika jep paralajmërimin e ‘keq’ për Thaçin: Nuk përfundon me kaq!

Politika

Priten zhvillime të forta në Speciale, juristi nga Belgjika jep paralajmërimin e ‘keq’ për Thaçin: Nuk përfundon me kaq!

Nga: A.M. Më: 2 janar 2025 Në ora: 18:16
Hashim Thaçi

Gjykimi në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u paralajmërua se po shkon drejt fundit. Të paktën, për dëshmitarët dhe provat e Prokurorisë të cilat pritet të përmbyllen më së largu deri më 15 prill 2025.

Mirëpo, në fillim të dhjetorit, ZPS, njoftoi se ka ngritur akuza kundër ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë.

Njëkohësisht në terren Prokuroria arrestoi tre persona, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës dhe thirri ish ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

Haxhi Shala, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari, si dhe Sabit Januzi, u deklaruan fajtorë lidhur me akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe atë të frikësimit.

E një gjë të tillë, nuk po e pranon Hashim Thaçi.

E në lidhje se si mund të vazhdojë procesi gjyqësor në Hagë për vitin 2025, pas këtyre zhvillimeve, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Si pari, ai u shpreh i shqetësuar në një fenonomen të pranishëm në këtë prces gjyqësor, siç është ndërhyrja në drejtësisë.

“Si po duket, që nga fillimi i procesit gjyqësor kundër H.Thaçit, K.Veselit, J.Krasniqit dhe R.Selimit, është prezent edhe një fenomen që qenësisht e rëndon dhe komprometon këtë proces, bëhet fjalë për ndërhyrjen në drejtësi, e cila po tenton t’i deskreditojë Dhomat e Specializuara në Hagë, e që mund të ketë ndikim në vendommarrjen meritore përfundimtare”.

Sipas Musliut, janë dy mënyra të ndërhyrjes në drejtësi.

Image
Skënder Musliu.

Në këtë pikë, së pari ai përmendi aktakuzat ndaj Jonuzit, Shalës e Bahtijarit, të cilët pranuan fajësinë në lidhje me akuzat e ngritura nga Specialja.

“Me këtë rast, do të përmendi dy mënyra që janë karakteristike të ndërhyrjes në administrimin e drejtësisë.

E para, aktakuzat kundër Sabit Jonuzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtijarit, që akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë si dhe pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët fillimisht më 2023 ishin deklaruar të pafajshëm duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin se ZPS-ja i kishte administruar të gjitha provat dhe argumentet e nevojshme për t’a vërtetuar fajsinë e tyre, kështu, të akuzuarit duke qenë para aktit të kryer, në konsultim me avokatët e tyre, u detyruan të arrijnë një marrëveshje me Zyren e Prokurorit të Specializuar. Me këtë marrëveshje, u arrit që të ketë një aktakuzë të përbashkët konfidenciale për tre të akuzuarit, mbase bëhej fjalë për periudhën dhe nenet e njëjta për veprat penale të kryera si në grup. Po ashtu, kjo marrëveshje, të akuzuarve iu mundësoi që, vitin e kaluar, të deklarohen fajtor duke u penduar dhe pranuar aktakuzën – fajin. Me këtë rast, të akuzuarit u dakorduan, që Shala të pranojë vuajtjen e dënimit me tre vite burgim, Jonuzi me dy deri në dy vite e gjysmë, kurse Bahtijari për dy vite burgim, e gjithë kjo me procedurë të shkurtuar. Lidhur me këtë rast, respektivisht, se a do t’a pranojë marrëveshjen mes mbrojtjes dhe ZPS-së, trupi gjykues do të prononcohet në fillim të këtij viti”, nënvizoi ai.

Në këtë pikë, juristi theksoi se të akuzuarit kanë dashur kundërligjshëm t’i shfajësojnë Thaçin dhe të tjerët.

“Pranimi i fajsisë për ndërhyrje në procesin gjyqësor, përbënë një akt flagrant të pakontestueshëm, që vërteton faktin se, me dashje dhe paramendim, të akuzuarit kanë dashur në mënyrë të kundërligjshme t’a shfajësojnë Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, që në gjykimin tim, do të ndikojë drejtpërdrejtë në marrjen e aktgjykimit në këtë proces gjyqësor”.

Kurse, së dyti përmendi rastin e Kuçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut dhe udhëzimet që këta kanë marrë për të ndikuar tek dëshmitarët.

“E dyta, rasti tjetër është se, Gjykata Speciale e Hagës, javë më parë, konfirmoi një aktakuzë të re kundër H.Thaçit dhe katër personave tjerë, të afër me te, për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë, që kanë të bëjë me faktin se H.Thaçi, gjatë vizitave jo të priveligjuara, iu ka dhënë informacione konfidenciale, Hajredin Kuçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut, lidhur me  dëshmitarët e ZPS-sës, udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët dhe hollësi se si do të duhej t’a bënin këtë”.

E nisur nga këto që i tha më lartë, Musliu potencoi se ata që e kanë pranuar fajin do dënohen me burgim me marrëveshjes, kurse pranimi i fajësisë së tyre do ndikojë në rastin e Thaçit dhe te tjerëve.

Për këtë, ai paralajmëroi pasoja të rënda për Thaçin, nëse vërtetohet akuza për ndërhyrje të tij në drejtësi.

“I përmenda këto dy raste, jo nga fakti se ata e kanë pranuar fajin dhe se do të dënohen me procedurë të shkurtuar dhe me burgim me marrëveshje, por ajo çka vlenë të theksoj, e që nuk komentohet në opinion, është fakti se, pranimi i fajësisë do të ndikojë dhe rëndojë dukshëm mbi Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Që nga fillimi i procesit gjyqësor, rregullisht ka patur ndërhyrje në administrimin e drejtësisë që janë manifestuar në forma dhe mënyra të ndryshme, mirëpo ndërhyrjet më të rënda që vështirë se mund të arsyetohen dhe të mbrohen, janë këto dy rastet që i përmenda, e në veçanti kjo e fundit, respektivisht, nëse Prokuroria Speciale arrinë t’i argumentojë akuzat e H.Thaçit, kjo do të thotë se Thaçi, në mënyrë indirekte po e pranon fajësinë, sepse nuk ka ndryshe se si të shpjegohen instruksionet që i ka dhënë të tjerëve, se si duhet të veprohet në terren me dëshmitarët dhe familiarët e tyre, të cilët jo vetëm që janë frikësuar dhe shantazhuar, por janë kërcënuar edhe me vrasje, siç kishte konstatuar ZPS-ja. Kjo ndërhyrje flagrante dhe shumë serioze në administrimin e drejtësisë, nëse vërtetohet se është e orkestruar nga Thaçi, do të ketë pasoja të rënda dhe fatale për të, në finalizimin e gjykimit”, nënvizoi juristi nga Belgjika.

Në fund, ai shtoi se Aktgjykimi në shkallën e parë vështirë se mund të merret këtë viti, pasi sigurisht se njëra nga palët e pakënaqur do të ushtrojë ankes

“Pikërisht duke u nisur nga dyshimet e ndërhyrjes në admionistrimin e drejtësisë, ZPS-ja ka qenë e kujdesshme dhe i ka marrë në mbrotje dëshmitarët, që shpjegohen seancat e mbyllura dhe të redaktuara, sepse kështu janë mbrojtur dëshmit dhe provat, integriteti i procesit gjyqësor, dëshmitarët dhe familiarët e tyre.

Sa i takon mbarvajtjes së procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, ashtu siç është deklaruar ZPS-ja, mbase kanë mbetur edhe 43 dëshmitar të dëgjohen, ky administrim do të përfundojë deri në prill të këtij viti. Mirëpo, pastaj fillon periudha kur mbrojtja vazhdon procesin duke paraqitur dëshmitarët e tyre, që vetëm sipas mbrojtjes së Thaçit, Luka Misetiq do t’i duhen së paku gjashtë javë për ta përgatitur mbrojtjen e tij dhe planifikon të thërras, jo më shumë se dhjetë dëshmitarë. Pas përfundimit të procesit të mbrojtjes të të katër akuzuarve, « tërhiqet » Trupi gjykues dhe ka kohën e vet për marrjen e Aktgjykimit.

Personalisht mendoj se, Aktgjykimi në shkallën e parë vështirë se mund të merret këtë viti, por më realiste do të ishte gjatë vitit 2026. Mirëpo, procesi gjyqësor nuk përfundon me kaq, sepse sigurisht se njëra nga palët e pakënaqur do të ushtrojë ankesë, dhe kështu supozoj se do të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese në Hagë”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat