Lëvizja Vetëvendosje e kë dërguar në Gjykatën Supreme vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listes Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Supremja ende nuk i është përgjigjur partisë në pushtet, megjithatë deri më tani janë dhënë mendime të ndryshme se si duhet të veprohet në këtë rast.
Kështu, profesori dhe juristi, Blerim Burjani në një prononcim për ‘Bota sot’ ka treguar se cili mund të jetë vendimi i Gjykatës Supreme. Ai madje ka shpjeguar edhe hiearkinë e procedurave që duhet ndejkur për të shpallë Listen Serbë si organizatë terroriste.
“Kjo është e kot, nuk ka fakte se kjo listë si subjekt politik në anrëtarësinë e vetë është zhytur në akte terroriste. Individët janë të përfshirë por për subjektin si tërësi duhet të ketë fakte relevante, prova formale dhe materiale, pra nuk mjafton paragjykimi dhe përshkrimi politik se është subjekt skandaloz, e përfshirë në politikën kundër shtetit të Kosovës”, vlerëson ai.
Profesor Burjani thotë se, politkisht është vetëm bindje politike, por nëse përcjellet me akte e veprime terroriste ose në ndonjë formë tjetër të separacionit, atëherë cilësohet si veprimtari kundërkushtetuese dhe masat mund të jenë ligjore.
“Pastaj, kështu si është situata, Vetëvendosje po sillet jo seriozisht dhe për poena politik e votues, pra dihet procedura si shpallet një organizatë terroriste. MPB e bën kallëzimin e dërgon në prokurori, mbildhen provat, nëse ka prova bindëse gjykata merr vendim dhe mund ta shpallë organizatë terroriste”, vlerëson ai.
Ndryshe, Burjani thotë se, Supremja pritet të konfirmoj vendimin e PZAP-së.