Kosovën e bëri pjesë të Serbisë/ Profesori: Skandal, pse e bëri këtë kur pozita e saj nuk e lejon të bëjë gafe të tilla?

Politika

Kosovën e bëri pjesë të Serbisë/ Profesori: Skandal, pse e bëri këtë kur pozita e saj nuk e lejon të bëjë gafe të tilla?

Nga: A.SH Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:04
Ursula von der Leyen

Më 1 janar të këtij viti, zona Schengen u plotësua me dy anëtarë të rinj – Rumaninë dhe Bullgarinë.

Këtyre dy shtetve në fjalë iu uruan mirëseardhje, akterë të lartë evropianë.

Ndër ta ishte shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila bëri një ‘gafë’.

Ajo publikoi një video në rrjetin sociale ku tregonte me ngjyrë të kaltër vendet anëtare të zonës Schengen.

Pos tyre, në hartë shiheshin edhe vendet jo-anëtare të Schengenit, që janë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Këto shtete ishin lënë me ngjyrë të bardhë, për të bërë dallimin.

Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke e bërë vendin tonë pjesë të fqinjit verior.

E kjo u spikat nga përdoruesit e këtij rrjeti, në mesin e të cilëve ishte edhe politikania gjermane, Doris Pack, e cila e pyeti bashkëkombësen e saj: “Ku është shteti i Kosovës?”.

Për këtë ka reaguar edhe BE.

Jozyrtarisht, një zëdhënës i BE-së deklaroi se videoja është hequr posa “çështja u soll në vëmendjen tonë”.

“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se pozita që ajo ka në BE nuk e lejon atë të bëjë gabime të tilla.

Ursula von Der Leyen ka pozitë te lartë në Bashkimin Evropian, bile është zgjedhë edhe për mandatin e dytë sivjet. Ajo u rizgjodhë në mandatin e dytë ne pozitën e Komisionit Eveopian.

Ursula von Der Leyen pulikoi një video me ç’rast u uron Rumanisë dhe Bullgarisë për hyrjen e tyre në zonën Schengen. Këtë e ka bërë ne bazë të pozitës së lartë që e ka në BE, në pozitën e lartë të kryetares së Komisionit Evropian.

Harta përbëhej nga vendet anëtare të Schengenit: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Bosnja dhe Serbia, por pa Kosovën.

Kah e çojë Ursulla von Der Lyen Kosovën, kah ia theu qafën Kosovës që nuk figuron në hartën që ajo e përdorë në këtë rast.

Një gabim i tillë i saj duke e pasur pozitën e lartë ne BE nuk i lejohet të zhdukë një shtet nga harta e Schengenit. Pse e bëri këtë ajo kur pozita e saj nuk e lejon të bëjë gafe të tilla”, potencon profesori.

Tutje, ai thotë se ajo çfarë bëri shefjae BE-së, është skandal, madje ai thotë se është e pafalshme, duke kritikuar shefen e BE-së, duke thënë se së paku duhej të kërkonte falje.

“Sipas këtij gjesti bëhet pyetja se a e pranon kjo Zonjë e Madhe e BE Kosovë si shtet kur ajo i përdorë hartat ku nuk figuron Kosova.

Ky është një non-sens sui generis i pafalshëm, bile nuk i intereson as të kërkojë falje për këtë gabim trashanik.

Mendja me shkon gjithandej çfarë e shtyri atë që të bëjë një gabim të tillë, a ishte ajo në vete apo e ka bërë qëllimshëm për ta kënaq Serbinë e cila nuk e njeh Kosovën.

Pati kritika të mëdha në opinon për këtë vandal të paparë të kësaj komisionerje të BE. Kritikat të gjitha ishin me vend duke ia zënë për të madhe se si është e mundur t’i ndodhë asaj një leshim i këtillë, një skandal i tillë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat