Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – si armiken më të madhe, dhe ka paralajmëruar rritje të presionit të vendit të tij lidhur me Kosovën.
“Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe [në zgjedhje], është faktor përçarës për të, armikja më e madhe e tij është Lista Serbe. Ai po përpiqet t’i kontrollojë gjithë të tjerët të komunitetit serb, njerëzit tanë, mirëpo nuk ka kontroll aty, prandaj Lista Serbe është armikja e saj”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë serbe.
Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Vuçiqi tashmë e ka të qartë se nuk mund të luajë me Kurti sikurse me Thaçin, Mustafën e Haradinajn.
Sipas tij, Lista Serbe është partia e cila i ka pru të këqija Kosovës.
“Presidenti i shtetit gjenocidial të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, duhet ta ketë të qartë se ka kaluar koha e manipulimeve politike me Listën terroriste serbe në Kosovë. Vdiq koha e Vuçiqit kur me ish-qeveritë e Pronto-s trazonte Kosovën me anë të Listës terroriste serbe të Radojçiqave e Veselinoviqave në veri të Kosovës. Gjenocidiali dhe kryeterroristi, Aleksandar Vuçiqi, e ka të qartë se politikisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nuk mund të luajë si maca me miun në veri të Kosovës, sikurse që luante me Hashimin, Mustafën e Haradinajn që për shkak bizneseve korruptive Listën serbe të Radojçiqit e futnin në qeveri duke u pajtuar t'ia jepnin veriun Vuçiqit vetëm për t'u pasuruar vetë Prontot.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka të qartë se e keqja kancerologjike e Kosovës që nuk e lë të ec përpara është Lista terroriste serbe, parti e cila shumë të këqija i ka pru Kosovës, me ndarjen e Mitrovicës, me letërnjoftimet serbe, me targat serbe, me bankat e terrorizmet serbe në Banjskë dhe gjetiu”, shprehet ai.
Tutje, ai thotë se eleminimi i Listës Serbe do të eliminonte terrorizmin e Vuçiqit në veri të Kosovës.
“Eliminimi i Listës serbe do humb ndikimet e Vuçiqit në Kosovë, zhdukja e Listës serbe do eliminonte terrorizmin e Vuçiqit në veri të Kosovës, do eliminonte bizneset korruptive të paimagjinueshme, zhdukja e Listës serbe do eliminonte shkëputjen e veriut nga Kosova, do mbronte sovranitetin e Kosovës, largimi dhe zhdukja e Listës serbe do gjallëronte dhe ushqente kushtetutën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO, BE.
Presidenti i Serbisë gjenocidiale, Aleksandar Vuçiqi, vajton për Listën serbe, për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka nxjerrë kartonin e kuq Listës serbe në veri të vendit për të përzënë ndikimet e Vuçiqit në veri të Kosovës.
Albin Kurti Listën serbe të Vuçiqit e ka vënë në Listë të zeza, s'ka çfarë kërkon ngjyra e zezë serbe në Kosovë”, përfundon ai për “Bota sot”.