Ankesa e LVV-së në PZAP, avokati tregon rrjedhën e procesit: Vendimet e KQZ-së mund të ankimohen dhe...

Politika

Ankesa e LVV-së në PZAP, avokati tregon rrjedhën e procesit: Vendimet e KQZ-së mund të ankimohen dhe...

Nga: A.SH Më: 5 janar 2025 Në ora: 16:10
Fotografi ilustruese

Ditë më parë KQZ në mënyrë të paprecedent dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi.

Në njoftimin e Vetëvendosje ndër tjera thuhet:

Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kësaj ankese synon ta prapësojë këtë vendim të paligjshëm, të mbrojë rendin ligjor dhe të  pamundësojë certifikimin e Listës Serbe.”

Avokati Agron Curri në një prononcim për “Bota sot”, thotë se vendimet e KQZ-së mund të ankimohen dhe si rezultat mund të prishen nga PZAP.

Image
Avokati Agron Curri

“Certifikimi i një subjekti politik është çështje procedurale e ligjore. Në rastet kur plotësohen kushtet ligjore për certifikim KQZ duhet të bëjë certifikimin e subjektit aplikues, në të kundërtën kur aplikimi nuk përmbush kushtet ligjore atëherë kërkesa për certifikim duhet të refuzohet.

Vendimet e KQZ-së mund të ankimohen dhe si rezultat edhe mund të prishen nga PZAP në qoftë se të njëjtat nuk janë në përputhje me ligjin.

Me fjalë tjera certifikimi apo mos certifikimi i një subjekti politik është çështje ligjore dhe jo fontane dëshirash”, përmbyll ai.

Çfarë thotë ligji?

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, bazuar në nenin 119 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në këtë nen thuhet se një person, që konsideron se të drejtat e tij janë shkelur lidhur me procesin zgjedhor të rregulluar nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ose rregullat zgjedhore, mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas kësaj partie, certifikimi i Listës Serbe, pa u kryer procesi i votimit në KQZ, përbën "sulm ndaj rendit tonë ligjor".

“Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat