“Nga ajo kanë dalë kriminelë dhe terroristë”/ Paralajmërohet Kosova: Certifikimi i Listës Serbe, rrezik i madh për sigurinë dhe stabilitetin

Politika

“Nga ajo kanë dalë kriminelë dhe terroristë”/ Paralajmërohet Kosova: Certifikimi i Listës Serbe, rrezik i madh për sigurinë dhe stabilitetin

Nga: M.L. Më: 5 janar 2025 Në ora: 18:01
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Analisti Dedë Preqi ka reaguar ashpër pas debatit të fundit rreth çertifikimit dhe pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Preqi ka thesuar se certifikimi i Listës serbe përbën një rrezik të madh për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Jemi duke folur për një organizatë në mesin e secilës kanë dalë kriminelë dhe terroristë, dhe për të cilën nuk duhet të gjejmë shumë fjalë, sepse flasin më shumë veprat e saj të një kalibri, që i përkasin vetëm grupeve të tilla kriminale e terroriste të planifikuara dhe të bëra me vetëdije kundër shtetit dhe Republikës së Kosovës.

Image
Dedë Preqi

Dhe kushdo që thotë se Lista Serbe, duhet të çertifikohet dhe të bëhët pjesë e zgjedhjeve të ardhshme të 9 shkurtit, në Kosovë, nuk mbetët tjetër veçse ky popull duhet ti kuptojë dy gjëra shumë të rëndësishme, si ajo në kuptimin historik dhe tani në kuptimin e një realiteti të dukshëm dhe të vendos për një përgjegjësi të tillë

Pikërisht këtu qëndron edhe mundësia e një rreziku, që mund ti kanoset kësaj shoqërie njerëzore në Kosovë, jo vetëm e një etniteti shumicë, por dhe e gjithë etniteteve tjera që jetojnë në këtë vend pa dallim, në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit të këtij vendi”, ka thënë Preqi për gazetën “Bota sot”.

Preqi shprehet se është e pamundur të justifikohen veprat e Listës Serbe, e cila, sipas tij, ka qenë një burim i vazhdueshëm i organizatave kriminale dhe grupeve terroriste që kanë vepruar në veri të Kosovës.

“Në veriun e vendit u shkakëtuan me dhjetra e qindra trazira nga serbët dhe në këto organizime ishin vërejtë shumë anëtarë dhe deputetë të Listës Serbe, të cilët ishin edhe organizator të këtyre grupeve kriminale, me çrast prej këtyre grupeve u rrahën brutalisht dhe u plagosën disa ushtarë të KFOR-t, dhe polic të Kosovës, e shumë gazetar të këtij vendi.

Lista Serbe, që prej themelimit të saj, nuk i shërbeu as popullit serb, që të përkujdeset për hallet dhe mirëqenjen e tyre, por nga kjo Listë serbe, e derigjuar nga Vuçiqi, ndihmohet krijimi i strukturave paralele serbe dhe formimi i organizatave të ashtuquajtura « Brigada e veriut », « Mbrojtja civile » dhe shumë grupe të tjera, të cilat kanë kryer vepra me elemente terroriste, duke sulmuar disa herë pjesëtarët e policisë së Kosovës, në detyrën e tyre, si dhe ushtarët të EULEX-it, dhe të KFORI-t”, theksoi publicisti.

Ai thekson se veprat e kësaj organizate, të mbështetura nga udhëheqësit e saj, kanë pasur një natyrë të organizuar dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në destabilizimin e sigurisë së vendit.

“Nga kjo Listë Serbe, nga nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, është udhëheqë sulmi më i rrezikshëm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku nga kriminlët serb vrahet rreshteri i policisë së Kosovës, z. Afrim Bunjaku, me çrast plagosen edhe disa polic të tjerë.

Edhe sulmi i fundit në Kanalin Ibër-Lepenc, i cili mund të kishte përmasa të mëdhaja të një rreziku të pa imagjinueshëm për banoret e shumë fshatrave dhe qyteteve të këtij rajoni, që furnizoheshin me ujë të pijës përmes këtij kanali, dhe do të ishte e pa mundur që organizimi i një aksioni të tillë, të mos e kishte të njohur këtë qëllim edhe Lista Serbe, kur deri me tani të gjitha organizimet e tilla janë bërë përmes planit dhe organizimeve të saj”, shtoi ai.

Analisti ka përkujtuar se, Lista Serbe ka dominuar gjithnjë në zgjedhjet e kaluara nga komuniteti serb, duke manipuluar dhe falsifikuar me vota, për të fituar 10 vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Por edhe më e keqja ndër të gjitha të këqijat, Kosovën, kjo Listë serbe e quajtë jo në emrin e vet, si Republika e Kosovës, por « Kosovo-Metohija ».

Prandaj ata, që kësaj vepre të vrazhdë njerëzore po i japin kurajo në një mënyrë, duke e çertifikuar Listën Serbe, si të pastër, që mund të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme me 9 shkurt të këtij viti, sigurisht se po ia bëjnë edhe një « argat » të veçantë Vuçiqit, i cili do të kishte pushtet njëherë përnjëherë, por (mund ta thëmi me siguri) se nuk ka me pasë pushtet as mbi pushtetin e vet”, përfundoi Preqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat