Eksperti austriak paralajmëron fuqishëm Serbinë në lidhje me Asociacionin – i tregon skenarin që e pret nëse insistohet një gjë e tillë!

Politika

Eksperti austriak paralajmëron fuqishëm Serbinë në lidhje me Asociacionin – i tregon skenarin që e pret nëse insistohet një gjë e tillë!

Nga: M.Haziri Më: 7 janar 2025 Në ora: 14:21
Gunther Fehlinger

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke “braktisur njohjen reciproke”.

Në një intervistë, ai tha se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi.

Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme”.

“Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është, apo duhet të jetë Asociacioni – është njohja reciproke”, thotë Kurti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Ai thotë se deklarata e Kurtit është e drejtë dhe se diskutimi për një marrëveshje nga viti 2013 tashmë nuk duhet të vazhdojë pasi bota ka ndryshuar që nga viti 2013.

Sipas tij, Asociacioni duhet të riemërtohet në Komuna Minoritare.

Një marrëveshje e drejtë për paqen në Ballkan.

Kryeministri Kurti ka të drejtë që kritikon fokusimin e tepërt në të ashtuquajturën Asociacion të Komunave nga pakicat serbe.

Pra, u ra dakord në vitin 2013, por bota ka ndryshuar që nga viti 2013 dhe është koha për të ecur përpara dhe për të ecur drejt një paqeje të qëndrueshme në Ballkan.

Si funksionon një marrëveshje e drejtë për paqe të qëndrueshme në Ballkan?

Para së gjithash ne nuk bëjmë asocime të demonizuara etnike në 2025.

Asociacioni duhet të riemërtohet në Komuna Minoritare”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti austriak vazhdon shpjegimin e tij duke thënë që Kosovës duhet të I happen dyert ndërkombëtare dhe të ketë njohje të saj edhe nga Serbia, përndryshe kush refuzon njohjen duhet të definohet nga BE deri në njohje.

Dhe duke mësuar nga Kosova, një strukturë e tillë e re nuk duhet të ketë asnjë kompetencë mbi politikën e jashtme apo ndonjë veto për çdo gjë që ka të bëjë me integrimin e Republikës së Kosovës në BE apo NATO.

Dhe një marrëveshje e drejtë për paqen duhet të bëhet në një kornizë të qartë që përfiton të gjitha palët.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të përfshijë statusin e kandidatit të BE-së për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe njohjen e Kosovës nga të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Bashkimit Evropian, përfshirë Serbinë. Kush refuzon njohjen duhet të definohet nga BE deri në njohje”, shpjegoi ai.

Në fund, eksperti jep disa mënyra që Serbia duhet të veproj në mënyrë që e njejta të anëtarësohet në NATO dhe BE, gjithashtu ta njoh Kosovën.

SIpas tij, nëse Serbia nuk pranon njohjen e Kosovës atëhere e njejta duhet të izolohet derisa të jetë e gatshme për paqe.

Serbia duhet të marrë euron si monedhë dhe ofertën zyrtare për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE së bashku me Bosnjën dhe Kosovën nëse Serbia shkëputet nga Rusia dhe i bashkohet sanksioneve dhe politikës sonë të jashtme dhe furnizon Ukrainën me armë. Nëse Serbia refuzon, Kosova dhe Bosnja duhet të shpallen Anëtare të plota të NATO-s brenda 6 muajve pasi Serbia të refuzojë këtë ofertë paqeje.

Kjo është mënyra e vetme për paqe të qëndrueshme. Ne nuk mund t'i japim Serbisë të gjithë pushtetin mbi paqen duke vazhduar këtë të ashtuquajtur Dialog të fokusuar në të ashtuquajturin Asociacion.

Paqja e qëndrueshme kërkon njohjen e plotë të Kosovës dhe integrimin e plotë të Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës në BE, NATO dhe Euro dhe nëse Serbia nuk është gati ne duhet të integrojmë të gjitha 5 shtetet e tjera të Ballkanit në NATO, BE dhe Euro deri në vitin 2029 dhe Serbia duhet të izolohet dhe ngrirë derisa Serbia të jetë gati për paqe me njohje dhe integrim”, përfundoi eksperti austriak, Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat