“Manipulim klasik nga disa parti politike...”/ Ahmeti: Partitë mos ta irritojnë votuesin në fushatë zgjedhore

Politika

“Manipulim klasik nga disa parti politike...”/ Ahmeti: Partitë mos ta irritojnë votuesin në fushatë zgjedhore

Nga: A.SH Më: 7 janar 2025 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Me caktimin e datës së zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës, partitë politike nisën parafushatën.

Menjëherë, filluan me programe e premtime të ‘mëdha’ dhe të ‘arsyeshme’ për qytetarët.

KQZ ka përzgjedhur me short numrat për partitë politike dhe më 11 janar është caktuar që të nisë fushata zgjedhore.

Analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se partitët politike duhet të ofrojnë programe të mirëfillta, e jo demagogji, sepse votuesit kanë kaluar në një stad racional.

Sipas tij, qytetarët kërkojnë një mirëqenie ekonomike e sociale e jo manipulim klasik përmes strategjisë manipulative.

“Qytetarët e Kosovës nuk janë të interesuar të dëgjojnë demagogji, pasi tash votuesit kanë kaluar në një stad racional dhe dijnë të gjykojnë me arsye në ditën e zgjedhjeve. Akuzat dhe kundërakuzat të pabaza dhe mbi të gjitha të parëndësishme në një fushatë zgjedhore e irritojnë votuesin, shpeshherë edhe e demotivojnë për dalë në zgjedhje. Prandaj e rrugës që partitë politike të diskutojnë me baza konceptuale, ideologjike e jo përmes akuzave të mundohen të mbulojnë "ofertat" programore në qeverisje katërvjeçare”.

“Edhe diçka që shpërfaqë një manipulim klasik nga disa parti politike, janë premtimet megalomona e jashtë realitetit buxhetor që ka Kosova. Qytetarët mbi gjitha kërkojnë një mirëqenie ekonomike e sociale e jo manipulim klasik përmes strategjisë manipulative”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat