Tërmetet, flet drejtori i SPRC-së: Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë

Politika

Tërmetet, flet drejtori i SPRC-së: Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë

Nga: A.M. Më: 7 janar 2025 Në ora: 23:14
Tahir Ahmeti

Vendi ynë është përballu me tri tërmete të intensitetit të ulët brenda 24 orëve të fundit.
Kosova njihet si një vend që ka pasur tërmete të shumta ndër vite si ato me intensitetet të ulët, por edhe të lartë të cilat kanë sjellë edhe viktima. 

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti në një prononcim për “Bota sot” ka deklaruar se Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë.

“Nga pikëpamja sizmologjike sipas sizmologëve të vendit, Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë”, ka theksuar ai.

Po ashtu,  Ahmeti është shprehur se duhet analizuar përgatitjet e institucioneve të Kosovës për t’u ballafaquar me këto fatkeqësi nëse ndodhin ato.

“Tërmetet dhe fatkeqësitë tjera natyrore janë të paparashikueshme. Ne nuk mund të parandalojmë mundësinë e ndodhjes së ndonjë tërmeti apo fatkeqësie tjetër natyrore, porse duhet analizuar përgatitjet e institucioneve të Kosovës për t’u ballafaquar me këto fatkeqësi nëse ndodhin”, ka shpjeguar ai.

Më tej, Ahmeti ka cekur se qytetaret duhet të kenë më shumë informata rreth tërmeteve, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla.

“Gjithashtu, qytetaret duhet të kenë më shumë informata rreth tërmeteve. Të dinë se si të mbrohemi dhe si duhet të veprojmë në fazën fillestare në rast të ndonjë tërmeti të mundshëm, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla”, ka përfunduar Ahmeti.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat