“Bllok opozitës”/ Paralajmërimi: Kurti mund të përfundojë në opozitë, ja kush e formon Qeverinë

Politika

“Bllok opozitës”/ Paralajmërimi: Kurti mund të përfundojë në opozitë, ja kush e formon Qeverinë

Nga: P.R. Më: 8 janar 2025 Në ora: 14:15
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër aktual i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë bllok partive opozitare për një koalicion të mundshëm pas zgjedhor.

Sipas Kurtit, opozita e Kosovës nuk është reformuar, por vetëm e ka sulmuar qeverinë.

“Ne nuk shohim mundësi që të kemi koalicione paszgjedhore prandaj edhe i kemi bërë ato parazgjedhore, së pari me partinë Guxo dhe gjithashtu me partinë Alternativa, me të cilët kemi bashkëqeverisur në këto katër vjet dhe i kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri-tjetri. Partitë që kanë qenë gjatë në qeverisje në Kosovë për dy dekada, nganjëherë dy prej tyre, nganjëherë të trija bashkë, PDK, LDK dhe AAK, në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh se, sidomos në muajt e fundit, sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik, ndaj eksponentëve të subjektit tonë politik, ndaj qeverisjes sonë të mirë e demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin tjetër, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm”, ka thënë kryeministri Kurti.

Image
Blerim Burjani

 

E sipas njohësit të çështjeve juridike, Blerim Burjani, kjo qasje e Kurtit mund ta dërgojë në opozitë në rast se nuk arrin të marr votat e mjaftueshme për ta formuar i vetëm qeverinë.

“Tash kjo çështje varet nga presidentja për me vazhdu procedurat për formimin e qeverisë. Së pari Vetëvendosje taktizon dhe do që ta shoh se çfarë rezultati zgjedhor do të jetë, pastaj me mendu më tutje. Në rast se Kurti nuk bashkëpunon me opozitën atëherë presidentja nuk mund ta lë shtetin pa institucione, pra duhet të i drejtohet partisë së dytë fituese për të bërë numrat. Pra kjo çështje varet nga presidentja që nuk mund ta ndaloj mos ecjen e procedurës për formimin e institucioneve dhe me shkaktu ngërç politik, që nuk dihet për sa kohë mund të formohen institucionet e reja”, shprehet Burjani për “Bota sot”.

Burjani thotë se presidentja Vjosa Osmani mund t’i jap mundësinë partisë së dytë që ta formojë qeverinë, ashtu siç kishte ndodhur para 4 vitesh.

“Pra mendoj kësaj here LDK mund të dale dyta me rezultat, dhe duhet të bashkëpunojë me PDK-në dhe të tjerët për të bërë qeverinë e re, në rast se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim. Nuk besoj se presidentja do të ndal procedurën dhe të mos i jep rastin partisë së dytë. Kjo ka ndodhur njëherë kur president ishte Hashim Thaçi, dhe kishte lëvizë përpara dhe ishte formuar qeveria. Një gjë e tillë mund të ndodh njëjtë edhe tani. Nëse nuk do Kurti, atëherë ai do të mbetet në opozitë dhe e u marr me skenarët protestues dhe gjëra tjera, që jemi mësuar t’i shohim për shumë vite”, dekalron Burjani, sipas të cilit, reformimi i opozitës në Kosovë nuk varet nga kryeministri Kurti.

“Siç dihet reformimi i opozitës nuk varet nga Kurti, por nga vet opozita. Është saktë se opozita nuk ka bërë ndonjë reformë esenciale as me kandidatët për deputet, pra kryesisht priten të rizgjidhen të njëjtit, por prapë në këtë situatë Kurti nuk është ai që tregon dhe detyron për një reformë të tillë”.

“Ai së pari vet nuk ka bërë asnjë reformë kuadrovike, e njëjta listë e para katër viteve, pra sipas logjikes edhe këta Kurtit duhet t’i thonë bëje ti reformën në partinë tënde, që për mbi 90% deputetëve të saj në katër vitet e fundit nuk dihen kush janë, pra pa biografi profesionale janë, ose qytetarët nuk i njohin fare, por e njohin Kurtin vetëm”, përfundon për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat