Shpëtim Hajdaraj tregon nëse Vatikani dhe Greqia do ta njohin Kosovën!

Politika

Shpëtim Hajdaraj tregon nëse Vatikani dhe Greqia do ta njohin Kosovën!

Nga: A.SH Më: 9 janar 2025 Në ora: 08:02
Flamuri i Kosovës

Kosova vitet e fundit nuk ka pasur asnjë njohje nga asnjë shtet i botës.

Madje, Serbia ditë e fundit ka thënë se disa shtete po përgatiten ta heqin njohjen ndaj Kosovës.

Derisa, në Kosovë shpesh janë përmendur njohja nga Vatikani e madje edhe Greqia por që nuk kanë ardhur asnjëra.

Kështilltari i ministres Donika Gërvalla dhe njëherësh kandidat për deputet nga Lista “Guxo”, Shpëtim Hajdaraj, ka thënë se me dy shtetet kemi avancim në raporte tona.

Ai thotë se jemi në rrugë të mbarë për qëllimin final sa i përket këtyre dy shteteve për njohjen e Kosovës.

“Me të dy shtetet që i përmendni, ne kemi pasur kontakte të rregullta dhe në të dyja rastet ne kemi avancim të marrëdhënieve tona.

Në Vatikan kemi hapur Mision Special dhe tashmë jemi prezent dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer, e poashtu me Greqinë kemi avancuar statusin e misionit tonë atje.

Gjatë mandatit tonë kemi patur dhjetëra takime të nivelit të lartë homologësh dhe jemi në rrugë të mbarë për arritjen e qëllimit final. Por të jemi të çartë, nuk varet e tëra nga ne, por nga balancat që duan ti ruajnë këto shtete”, deklaroi ai në intervistën për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat