“Situata në tehun e thikës”/ Tali alarmon për rrezikun: Putini mund të tentojë “ndonjë Gaza të dytë”, në këto vende!

Politika

“Situata në tehun e thikës”/ Tali alarmon për rrezikun: Putini mund të tentojë “ndonjë Gaza të dytë”, në këto vende!

Nga: A.SH Më: 9 janar 2025 Në ora: 13:59
Jon Finer

Brenda territorit të Kosovës, situata e sigurisë duket e qetë, por që për partnerët tanë nga jashtë mbase edhe nuk duket e tillë.

Për politikën e jashtme amerikane gjatë katër vitetve të udhëhequra nga Joe Biden, në një përmbledhje Së fundi, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer ka bërë një përmbëedhje të politikës së jashtme amerikane gjatë katër viteve të udhëhequra nga presidenti Joe Biden.

Ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara.”

Ai ka thënë se “ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cila jemi më të shqetësuar se për të tjerat” në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që theksoi se Presidenti Biden mbetet i përkushtuar në çështjet e sigurisë së këtij rajoni që nga koha kur kryesonte Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

“Njëra është situata në Kosovë, një aleat thelbësor i Shteteve të Bashkuara, që është në tehun e thikës”, deklaroi zoti Finer.

Finer tha se sa i përket Kosovës, është qëndrim amerikan që ajo “duhet të jetë edhe sovrane edhe të respekojë komunitetet pakicë të cilat ekzistojnë përbrenda asaj që është një Kosovë sovrane”.

Njohësi i politikës, Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kjo deklaraët duhet të merret shumë seriozisht.

Siç shpjegon Tali, Ukraina me stopimin e transitit të gazit rus nëpër territorin e saj, penalizoi dy shtetet e vetme mike të Rusisë - Hungarinë dhe Sllovakinë – dhe ky fakt e ka acaruar edhe më tutje Putinin.

Me këto zhvillimet në kohën e fundit, në luftën e Ukrainës, që u reflektuan me dorëzimin e Putinit në Siri, deklatatën z . Jon Finer, duhet marrë mëse seriozisht.

Për më tepër, Ukraina me stopimin e transitit të gazit rus nëpër territorin e saj, me çka i penalizoi dy shtetet e vetme (të BE'së) mike të Rusisë - Hungarinë dhe Sllovakinë - e ka acaruar edhe më tutje Putinin, për faktin se jo vetëm që është dëmtuar finaciarisht, në këto kohë të vështirë ekonomike për Putinin, por edhe janë dëmtuar dy shtetet e vetme të BE'së që bëjnë propagandë për të.

Sa për freskim të memories, për shkak të vështirësive që po ballafaqohet me mobilizimin e ushtarëve rus, Putini e ka rritur angazhimin e mercenarëve qofshin ata koreano-veriorë, jemenasë, kubanezë, serbë e avanturierë të vendeve të ndryshme të botës, për çka natyrisht se kërkohet buxhet”, potencon ai.

Nga ajo që u shtjellua më lartë, Tali thotë se logjikisht rreziku është rritur që Putini, të tentojë që të fillojë “ndonjë Gaza europiane”, e që sipas Tali, ai do ta bënte në këto dy vende - Bosnje apo Kosovë.

“Ndalimin e transitit të gazit rus Putini e sheh si lojë të Perendimit, sepse shikuar nga aspekti ekonomik, në këtë kohë të vështirë ekonomike për Ukrainën, të ardhurat e majme që i merte nga leja për transit do të ishin shumë të mirëseardhura.

Andaj, logjikisht rreziku është rritur që Putini, edhe si shenjë hakmarrje, të tentojë që të fillojë "ndonjë Gaza europiane". E ku tjetër pos në Ballkanin Perëndimor - Bosnje apo Kosovë.

Unë shumë besoj që institucionet e aleatëve tanë, të cilat merren me siguri, e kanë ngitur shkallën e alarmit. Fundja një zyrtar aq i lartë për Siguri, i Shtëpisë së Bardhë, nuk do të deklaronte diçka të tillë publikisht”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat