“Vëmendja e aleatëve nuk duhet të injorohet”, Softa zbërthen prapaskenat: Kosova dhe Bosnja më të rrezikuarat në rajon!

Politika

“Vëmendja e aleatëve nuk duhet të injorohet”, Softa zbërthen prapaskenat: Kosova dhe Bosnja më të rrezikuarat në rajon!

Nga: A.M. Më: 9 janar 2025 Në ora: 23:10
KFOR

Situata në veri të Kosovë gjatë muajve të fundit ka qenë jostabile, kjo për shkak të provokimeve, kërcënimeve dhe sulmeve terroriste të grupeve kriminale serbe.

Kjo situatë ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët në vazhdimësi kanë reaguar për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë pjesë të Kosovës.

Kësisoj, së fundi duke parë zhvillimet në veri, është bërë një rekomandim për shtimin e forcave të KFOR-it.

Në lidhje me këtë çështje, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa foli në një prononcim për “Bota sot”.

Përveç rekomadimit për shtim të forcave ai përmendi edhe paralajmërimet për shtimin e rreziqeve nga bandat serbe, kjo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Image
Fatjon Softa

“Asambleja e NATO-s për gjendjen në Kosovë, paralajmëroi edhe rreziqe të shumta që mund të ndodhin në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë nëse nuk ka angazhim dhe vemendje të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO, ku për këtë erdhi edhe rekomandimi qe të shtohet numri i forcave të KFOR në terren.

Në këtë raport, u përmenden si çështje kryesore mungesa e normalizinit të marrëveshjeve Serbi-Kosovë.

Incidentet në veri të Kosovës janë paralajmëruese për komunitetin ndërkombëtar, për rreziqet serioze dhe kërcënimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe destabilitetin rajonal”, deklaroi ai.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë kërkoi që të mos injorohet vëmendja e ndërkombëtarëve në lidhje me zhvillimet në Kosovë, derisa potencoi rolin kyç që ka prezenca e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

“Aleanca dhe Unioni Europian mund të bashkëpunojnë për të siguruar forca më të shumta për qëllimet e tyre në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Vëmendja e aleatëve ndaj Kosovës nuk mund të injorohet – prioritet kanë potencialisht më shumë forca, të pozicionuara siç duhet. Prezenca dhe puna e KFOR ka një rol të rëndësishëm, edhe në ndërtimin e urave të besimit me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi”, përmbylli Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat