Tomë Gashi ka një paralajmërim për pasuesin e Lajçak-ut: Ja kushtet që duhet t’i plotësojë në raport me Kosovën!

Politika

Tomë Gashi ka një paralajmërim për pasuesin e Lajçak-ut: Ja kushtet që duhet t’i plotësojë në raport me Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 10 janar 2025 Në ora: 14:16
Tomë Gashi

Më 31 janar i skadon mandati ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë se kush do ta pasojë Lajçakun.

Edhe pse jo ende zyrtarisht, në media u raportua diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, janë të vetmit kandidatë të cilët janë paraqitur për këtë rol deri të premten e kaluar, kur edhe skadoi afati për dorëzimin e aplikimeve.

Ndërkohë, në BE nuk japin ndonjë hollësi për këtë dhe vetëm konfirmojnë se “procesi i zgjedhjes është në vazhdim e sipër”.

E në lidhje me pasuesin e Lajçak në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se kushdo që vjen në vend të Lajçak nuk duhet të jetë në anën e Serbisë siç ka qenë Lajçak.

Sipas tij, përfaqësuesi i radhës duhet të sheh realitetin që Kosova është shtet i pavarur.

Kushdo që vjen në vend të Lajçakut i cila ka qenë në anën e Serbisë për 5 vite sa ka qenë në atë funksion duhet vetëm ta sheh realitetin, e realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu duhet të trajtohet e jo siç ka vepruar Lajçak”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që BE duhet të i vë kushte Serbisë në mënyrë që të njoh Kosovën.

“Po ashtu duhet që t’i vë kushte Serbisë që pa pranuar realitetin, pra Kosovën shtet nuk ka mundësi të negociohet për asgjë reale me Serbinë”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që burimet diplomatike të BE-së thonë se pritet që pasardhësi i Lajçakut të jetë vetëm i dërguar i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe të mos ketë detyrime tjera lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajçak në titullin e tij ka edhe detyrat për “çështje tjera rajonale” përveç angazhimit si lehtësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu vlen të theksohet që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian për më shumë se 13 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat