Dialogu strategjik/ Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare komenton këtë proces – jep parashikimin e mirë për Kosovën!

Politika

Dialogu strategjik/ Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare komenton këtë proces – jep parashikimin e mirë për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 11 janar 2025 Në ora: 14:04
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, në Prishtinë, 10 janar.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.

Siç njoftoi Presidenca, në këtë takim u ritheksua aleanca e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u diskutuan mënyrat për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim, Osmani ritheksoi propozimin që i ka bërë SHBA-ve, që nga viti 2021 për dialog strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve, si një platformë që do të shërbente për forcimin e bashkëpunimit në fusha të interesit strategjik e të dyanshëm.

Në këtë drejtim, Zv.Sekretari Verma i dha Presidentes Osmani lajmin e shkëlqyeshëm se marrëveshja për dialog strategjik në mes vendeve tona do të finalizohet së shpejti dhe u dakorduan që ekipet tona të punojnë intensivisht në ditët në vazhdim lidhur me këtë proces”, tha Presidenca.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Image
Shqiprim Pula

Ai thotë se avancimi i marrëdhënieve shtetëore me aleatët e Kosovës është obligim për të gjithë funksionarët e Republikës, pa asnjë përjashtim.

Sipas tij, Republika jonë demokratike, si shtet në rritje e sforcim, pa asnjë dyshim që i duhet përkrahje aleatësh, në këtë rast e ShBA-ve por edhe e aleatëve Europian siç mund të jenë Mbetëria e Bashkuar dhe të tjerë.

“Të gjithë funksionarët e Republikës, papërjashtim, e kanë obligim kombëtar-shtetëror e kushtetues t'i avancojnë marrëdhëniet shtetërore me aleatët e Kosovës. Sfidat e panumërta të këtij mijëvjeçari, n'a kërkojnë që ndërvarësitë shtetërore, t'i avancojmë përmes dialogut strategjik në sferat e sigurisë dhe mbrojtjes, energjisë, ushqimit, shtetit të së drejtës dhe parimeve të demokracisë, si interes i përbashkët mes aleatësh. Republika jonë demokratike, si shtet në rritje e sforcim, pa asnjë dyshim që i duhet përkrahje aleatësh, në këtë rast e ShBA-ve por edhe e aleatëve Europian siç mund të jenë Mbetëria e Bashkuar dhe të tjerë”, u shpreh ai.

Më tej, Pula thotë që mbështetja e SHBA-ve për anëtarësim të Kosovës në Aleancën VeriAtlantike është po aq i rëndësishëm sa edhe komponenta e dialogut strategjik.

Në marrëdhënie ndërkombëtare shtetet krijojnë aleanca me vlera e me pikësynime të përbashkëta, me interesa gjeostrategjike për arritjen e qëllimeve gjeopolitike, andaj dhe Kosova e Amerika të njëjtë gjë po e bëjnë po e pllakosin aleancën ndërmjet shteteve tona edhe përmes këtij dialogu strategjik. Mbështetja e ShBA-ve për anëtarësim të Kosovës në Aleancën VeriAtlantike është po aq i rëndësishëm sa edhe komponenta e dialogut strategjik, ashtu siç është e rëndësishme mbështetja për anëtarësime edhe në organizata tjera ndërkombëtare, që do t'a fuqizonin subjektivitetin shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, foli tutje ai.

Në fund, ai nënvizon që aleancat strategjike janë të rëndësishme për Kosovën për tu bërë ballë sfidave që po shkakton Serbia.

Për Republikën e Kosovës marrëdhëniet speciale e aleancat strategjike janë shumë të rëndësishme, për t'u bë ballë sfidave të natyrave të ndryshme që shtetet po përballen gjithandej ashtu siç po përballet edhe Republika jonë demokratike nga shteti fqinjë verior, Serbia, prandaj dinamizimi dhe sforcimi i marrëdhënieve e aleancave është mëse i mirëseardhur”, përfundoi Shqiprim Pula për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat