“Situata në Kosovë në ‘tehun e thikës’”, ekspertët flasin mbi paralajmërimin e fortë të zyrtarit amerikan

Politika

“Situata në Kosovë në ‘tehun e thikës’”, ekspertët flasin mbi paralajmërimin e fortë të zyrtarit amerikan

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 janar 2025 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, ka thënë se siguria në Kosovës është në tehun e thikës.

Ai tha se “ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cila jemi më të shqetësuar se për të tjerat” në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që theksoi se Presidenti Biden mbetet i përkushtuar në çështjet e sigurisë së këtij rajoni që nga koha kur kryesonte Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

“Njëra është situata në Kosovë, një aleat thelbësor i Shteteve të Bashkuara, që është në tehun e thikës”, deklaroi zoti Finer.

Dashevci: Koordinimi, bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-të dhe partnerët strategjik është jetik për vendin tonë

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e këshilltarit për Sigurinë Amerikane duhet të merret me seriozitet sepse është reale.

Dashevci, thotë se bashkëpunimin dhe koordimin me SHBA-në, i kemi jetike për vendin tonë.

“Deklarata e zëvendës-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, ku ka thënë se siguria në Kosovës është në tehun e thikës është e drejtë dhe duhet të meret me seriozitetin më të madh sepse është real.

Republika e Kosovës është ballafaquar me sfida të mëdha të sigurisë tash e 24 vite dhe ka kulmuar në vitin 2023 dhe 2024 me sulme të rënda terorriste është lënduar siguria kombëtare e jona dhe terorristët enden të lirë në Serbi, pa u ndëshkuar, kjo paraqet rrezik mendoj unë dhe vigjilenca nuk ka alternativë.

Andaj koordinimi, bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në dhe partnerët strategjik është jetik për vendin tonë”, thotë ai.

Image
Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci

Sipas tij, Amerika është e palëkundur në çështjet e sigurisë dhe në veçanti, të Kosovës.

Ai thotë se Kosova ka institucione të konsoliduara t’u bëjë ballë agresioneve që na vijnë nga jashtë.

“Presidenti Biden ka qenë dhe mbetet gjithnjë i përkushtuar në çështjet e sigurisë së Ballkanit dhe Kosovës, në veçanti, jemi populli më pro amerikan dhe krijesë e tyre.

Destabilizuesit e vendit tone, pra Rusia me humbjet e saj të mëdha në Ukrainë, në anën tjetër sateliti i saj Serbia ose establishmenti i kontaminuar politik atje me probleme të brendshme dhe protesta të papara deri më sot atje, tentojnë në çdo mënyrë zhvendosje të vëmendjes për t’i mbuluar humbje e tyre.

Kosova është konsoliduar mendoj unë në aspektin e sigurisë, ka kapacitete të plota për veprim 24/7 sepse ka institucione të konsoliduara tu bëjë ballë çfarëdo sfide por gjithmonë së bashku me aleatin tonë SHBA-në dhe partnerët strategjik në BE”, thekson ai.

Elezi: Këto deklarime sigurisht se janë të bazuara në informacionet që vijnë nga strukturat e inteligjencës amerikane

Edhe njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se paralajmërimet e përfaqësuesit amerikan janë serioze dhe konkrete.

Sipas tij, mesazhet janë të bazuara në informacionet që vijnë nga strukturat e inteligjencës amerikane.

Image
Bedri Elezi

“Paralajmërimet e përfaqësuesit amerikan në lidhje me situatën e sigurisë, përkatësisht, brishtësinë e situatës së sigurisë në Kosovë, janë mesazhe konkrete dhe shume serioize, sa i përket detyrimeve që kanë institucuionet e Kosovës për organizimin e planeve opertive të sigurisë.

Këto deklarime sigurisht se janë të bazuara në informacionet që vijnë nga strukturat e inteligjencës amerikane, vendeve partnere, po ashtu edhe inteligjencës lokale qoftë atyre të Kosovës, Shqipërisë, vendeve ballkanike. Me të vërtetë këto mesazhe derivojnë detyra konkrete, për KFOR-in si njëra nga strukturat apo mekanizmi që garanton sovranitetin e Kosovës bazuar në rezolutën 1244, Policisë së Kosovës e cila është reagues i parë i sigurisë ka për obligim të hartojë plane operative konkrete, duke ju referuar dyshimeve të cilat mund të vijnë, gjithashtu strukturave të tjera EULEX dhe UNMIK të cilat padyshim do të kenë në bashkëpunim me forcat e sigurisë ndërkombëtare dhe ato lokale”, thotë ai.

Në fund, Elezi theksoi faktin se Kosova duhet të jetë në koordimin e SHBA dhe me NATO-n, që të rrisini nivelet e vigjilencës.

“Ne mendojmëe se pas këtyre deklaratave, institucionet e sigurisë do të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe më pas të veprojnë e të krijojnë sa më shumë komunikim me të gjitha burimet eventuale me të cila mund të kenë informacione konkret për nivelin e cënimit të sigurisë.

Ky mesazh përkon edhe me shqetësimet e fundit që janë dhënë edhe nga mekanizma lokal dhe ndërkombëtar, por edhe ne kemi thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj një situate e cila mund të derivojë në dhunë nga struktura kriminale terrorsite serbe drejt forcave të sigurisë së Kosovës apo edhe të NATO-s.

Kosova në bashkëpunim me ndërkombëtarët duhet të hartojë plane konkrete opertive për t’u parandaluar çdo veprim të mundshëm nga ato grupe që e rrezikojnë Kosovën”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat