Veprimtari nga Gjermania flet për të bëmat e Listës Serbe, përmend edhe lidhjet ‘miqësore’ të saj me PAN-in

Politika

Veprimtari nga Gjermania flet për të bëmat e Listës Serbe, përmend edhe lidhjet ‘miqësore’ të saj me PAN-in

Nga: H.O. Më: 11 janar 2025 Në ora: 20:10
Ilustrim/ Bota sot

Veprimtari dhe njohësi i fushës së politikës, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’, duke folur për Listen Serbe dhe të bëmat e kësaj partie, ka thënë se "Rojat e Urës", ishin nismë e mbarim, kontigjenti militant i Listës Serbe. Shumë eksponentë të këtyre rojeve, e bënë praktikën kriminale para organizimit të Listës Serbe. Dhe, për të krijuar një imazh mashtrues demokratik, vendosen të bëjnë zgjedhje të reja brenda partiake.

“Kryetar i ri i Listës Serbe u zgjodh doktori Zllatan Ellek, intelektual, i reklamuar si ndryshe nga pararendësit e tij, me prirje të moderuara e demokratike. Megjithatë, ai vazhdon ta kundërshtojë hapjen e Urës mbi lumin Ibër, me justifikimin absurd se "rrezikohet siguria e serbëve në veri". Dhe, mbi të gjitha, ai nuk e njehë shtetin e Kosovës, duke bërë shkelje të Kushtetutës të Republikës të Kosovës. Pra, kryetari i ri, vazhdon me "avazin e vjetër", mjaft zhgënjyes, duke na kujtuar maksimën e njohur: "Çka pjellë maca, hanë minj", thotë Zeqiraj.

Ndërkaq për partitë politike në Kosovë, PDK, AAK e Nisma, që në vend se të luftonin kundër pushtuesit, filluan me vrasjet e listuara të kundërshtarëve politikë.

“Partitë e PAN-it: PDK, AAK, NISMA kanë lindur nga një mitër e përgjakur, Lëvizja Popullore e Kosovës, LPK), me ideologji ekstreme staliniste. Të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, në vend të luftës kundër pushtuesit, filluan me vrasjet e listuara të kundërshtarëve politikë. Serbia ende e pranishme në Kosovë, hartoi dosje të krimeve faktike, të bëra nga bandat e komandantëve, ndërkohë që shefat e tyre mrizonin në vilat e "Bllokut të zi" të Tiranës, lëshonin komunikata morbite dhe hartonin lista vrastare të kundërshtarëve politikë. Pushtetarët e Kosovës, pas çlirimit të saj, nga NATO-pakti, në vend që të interesohen për ta shtrirë sovranitetin në veriun e vendit, ata u sulën, si të babëzitur, për pasuri e hajni zyrtare e haraç masiv të përgjakshëm. Ishte kjo qeveria e komandantëve, gjysmë analfabetë, e kompozuar nga qeveria neo-komuniste në Tiranë, edhe ajo ishte pjesë e sabotimit të Luftës së Kosovës”, thekson ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Veprimtari Zeqiraj thotë se, ‘komandantët, duke qenë pushtetarë, bënë aleancën e pistë tregtare-private, me krerët e bandave partiake serbe të veriut. Ata bënë një kontrabandë, sa të egër, aq edhe masive, me përfitime reciproke, dy palëshe, duke i shkaktuar dëme miliarda euro buxhetit të Kosovës, duke anashkaluar të gjitha rregullat dhe ligjet doganore të Kosovës, të sapo çliruar. Veç dëmit material buxhetor, makro-kontrabanda me "Teretnjak", maune, të ngarkuara me mallra, bënë edhe një dëm të madh politik’.

“Gazetari ndërkombëtar serb, Branisllav Kerstiq, me seli në veri, duke folur edhe në emrin e bashkëkombasve serbë, në emisionin POLITIKO, tek TV7, me moderator Kushtrim Sadikun, akuzon pushtetarët e Kosovës, me emër e mbiemër, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, për macro-kontrabandën, të bërë me krerët e partive-banda të veriut, përfshi edhe Radioçiqin, me kriminelët e tij. Komandantët pushtetarë të Kosovës, me bandat e tyre, me kontrabandën e shpenguar, me krerë e bandave serbe në veri, sidomos, me Listën Serbe. Ata, sikur e krijuan së bashku këtë parti, për përfitime reciproke. Bashkëkombasit e mi serbë, akuzojnë pushtetarët e Kosovës, se e fuqizuan, ekonomikisht dhe politikisht, Listën Serbe, për t`i nënshtruar dhe sunduar serbët e Kosovës. Këtë e bënë me vite e dekada, me vetëdije të plotë, duke qenë në dijeni se këto janë struktura të kriminelit president, Aleksandër Vuçiq. DASH amerikan i shpalli krerët kontrabandistë e kriminelë serbë "non grata", si dhe 16 kontrabandistë shqiptarë, por, për habi, i kurseu shefat e tyre, Hashimin dhe Ramushin", - deklaron, madje, publikisht, disidenti serb, gazetari Kerstiq”, tha ai.

Zeqiraj thotë se, LVV i kërkoi KQZ të mos e çërtifikojë për zgjedhjet e shkurtit Listën Serbe, duke parashtruar edhe arsyetimet përkatëse. Lista Serbe u ankua në PZAP dhe aprovoi çërtifikimin e saj. LVV u ankua  në Gjykatën Supreme, por u refuzua, duke e lënë fuqi vendimin e PZAP. Nga Zyra e Presidencës thonë se vendimet për çërtifikimin e partive politike, duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së. Rregullat janë të përcaktuara me nenin 14, që lidhën me këtë proces. Ndërsa  procedurat e vendimmarrjes në KQZ, janë të përcaktuara qartë me ligj, neni 63.4 dhe ligjin për zgjedhje, nenin 16. Rrjedhimisht, KQZ ka zbatuar vendimin e PZAP, duke e çërtifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e radhës.

“Për ndryshim nga ndëshkimi, me - shpallje të paligjshme - të organizatave kriminale "Brigada e Veriut" dhe "Shoqëria Civile", për shpalljen e paligjshme të një subjekti politik, është një procedurë shumë më komplekse, Nuk mjafton veprimi terrorist i një kuadri, qoftë edhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq dhe grupi i tij, por duhet një gamë e tërë dokumentacioni dhe argumentimi kriminal. Sepse një parti politike, është një bashkim vullnetar, relativisht, i madh njerëzish e, mbi të gjitha, mund të keqkuptohesh për "larje hesapesh", me kundërshtarin politik. Kërkesa e LVV për mos çërtifikimin për zgjedhje të Listës Serbe, ngjalli reagime të ashpra nga Beogradi zyrtar dhe personalisht presidenti serb Aleksandër Vuçiq: "Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe, fjalë për fjalë, deri në përjashtimin fizik nga zgjedhjet, sepse është një faktor i pabindur". Dhe, Vuçiq vazhdon anatemen e tij ndaj Kurtit: "Lista Serbe është armikja më e madhe për Albin Kurtin". Realisht, Lista Serbe është në amiqësi me Kosovën, popullin e saj, në kundërshti me Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës. Madje edhe me komunitetin serb dhe komunitetet tjera pakicë në Kosovë. Si zëdhënëse e Beogradit zyrtar, respektivisht, e "botës serbe ", jo vetëm në Kosovë, por edhe në enklavat serbe jashtë Serbisë, e lidhur me rrjetin armiqësor të serbëve të Bosnjes, Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut,  e deri në "mëmën Rusi", kryen shumë punë të pista, pengon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, duke e kursyer ndërhyrjen e drejtëpërdrejt të presidentit Vuçiq. Pra, Lista Serbe në Kosovë, është faktor edhe për shërbimet që i bënë Serbisë e më tej, andaj edhe paguhet mirë dhe mbrohet fort”, thotë ai.

Ai duke folur tutje për këtë parti, thotë se për kryeministrin Kurti kanë urrejtje vetëm eksponentët banditër të Listës Serbe, me veglat e tyre. Kurti ua ka prishur rehatinë dhe miqësinë kontrabandore me dostat shqiptarë, komandantët e bizneseve të pista. Ata vajtojnë se nuk mund të livadhisin, si në kohën zezonë të sundimtarëve, Hashimi dhe Ramushi, me bandat e tyre. Serbët e Kosovës, në veri e jug, duhet të jenë shumë mirënjohës, kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës, që i çliroi nga bandat e Radoiçiqit, me shokë. Qeveria e Kosovës, e shtetit me demokracinë më të zhvilluar, jo vetëm në rajon, por edhe në gjerë, ka një përkujdesje të shtuar, madje të veçantë, për të gjitha minoritetet në Kosovë dhe sidomos për pakicën serbe. Beogradi zyrtar, qëllimshëm e artificialisht, sajon gjithfarë gënjeshtrash dhe shpifjesh, me pretendimin e zhvatjes të ndonjë pjese nga territori i Kosovës.

“Një subjekt politik, siç është Lista Serbe, e krijuar me qëllime të përcaktuara, është më shumë se një parti. Për fuqizimin e Listës Serbe, është investuar shumë, madje drejtëpërdrejtë nga Beogradi zyrtar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet, për ta dobësuar, deri në shuarje pluralizmit partiak brenda shtetit të Kosovës, ndër serbët e Kosovës. Pra, për ta bërë një parti-shtet, për t`i dirigjuar lehtësisht, serbët e unifikuar nga Beogradi. Një urdhër nga Beogradi, respektivisht, i presidentit serb Vuçiq, brenda ditës u shpërbë e gjithë administrata lokale, në katër komunat serbe, duke u larguar, demonstrativisht, nga institucionet vendore e qendrore. E gjithë kjo u bë, për ta alarmuar Evropën dhe botën, se bashkëjetesa me shqiptarët është e pamundur! Pra, e kërkonin, me çdo kusht, ndarjen e Kosovës, me kamuflimin e këmbimit të territoreve! Kjo ishte vendosur përmes agjentit të trefishtë, Hashim Thaçit, me dostat e tij, Ramën në Tiranë dhe Vuçiqin në Beograd. Por, kjo u denoncua, fillimisht, nga Profesor Sali Berisha, me disa intelektual nga Shqipëria dhe Kosova, nga të cilët u bind edhe Kanzelarja Merkel, me arsyetimin mençurak: "Lëvizja e kufijve në Evropë, është një shpat i rrëshqitshëm". Të një mendje ishin edhe Anglia, SHBA dhe disa shtete tjera nga BE-ja dhe Ballkani, duke stopuar variantet, qoftë të këmbimit apo të ndarjes të Kosovës”, nënvizoi Zeqiraj.

 Ai thotë poashtu se, edhe pse Lista Serbe ka hyrë në jetën politike në Kosovë, me kupën e mbushur plot me mëkate dhe assesi nuk duhej të çërtifikohej si parti politike, por, pushtetarët e shantazhuar, me dosje krimesh faktike, në këmbim të lirisë personale, ia bënë gjëmën Kosovës, duke u dorëzuar para Serbisë, përkatësisht, presidentit serb Vuçiq.

“Me njerëzit që kanë qëllimet e tyre, për t`i realizuar pa ndryshime, pavarësisht palës tjetër kundërshtuese, nuk "hanë" asnjë arsye, pavarësisht argumenteve bindëse, që shtrohen në tavolinë, dështimi është i parathënë, i pritshëm. Këtë e ka provuar LVV, me opozitarizmin e vrazhdët, të egër të saj, si dhe përgjatë mandatit 4 vjeçar qeverisës. Kundërshtitë e LVV, me gjithë brutalitetin e përdorur në opozitë, përligjen në tërësi. Sepse një Parlament i manipuluar, nga agjentët të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, po vuloste me votë vendime fatale për Kosovën, rrjedhojat e të cilave vazhdon t`i vuajë edhe sot Kosova dhe shqiptarët e përbotshëm. Ndërkohë, vendosmëria e LVV, për shtrirjen e sovranitetit në veri, arsyetimet e bazuara në argumente supër-bindëse, nuk kanë "pirë ujë, për t`i bindur ndërkombëtarët, në të drejtën absolute të Kosovës. Çdo masë e Qeverisë së Kosovës, për ta shtrirë sovranitetin në veri, është kundërshtuar, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga BE-ja dhe disa nga ndërkombëtarët, duke e fajësuar, madje edhe sanksionuar Kosovën, në vend që ta ndëshkonin Serbinë. Kjo na kujton fabulën e gjithë-botshme: "Qingji dhe Ujku", i cili akuzonte qingjin, se po ia turbullonte ujin, edhe pse ishte në rrjedhën e poshtme të ujit”, thekson ai.

Zeqiraj thot se, përgjatë gjithë mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, me aleatet e saj Guxo dhe Alternativa, koalicioni PAN, ishte palë me Serbinë dhe aleatët e saj kundër Kosovës. Eksponentët partiakë të partive-banda, të zhytur në krime vrastare dhe hajni zyrtare, me sevilizëm dhe gadishmëri shërbimi, në këmbim të lirisë së tyre. Për shpirt-shiturit - rrafsh Kosova!                                                          

"Krejt e njëjta gjë ka ndodhur me zyrtarët politikë të Kosovës, kryesisht të PAN-it, të cilët të gjitha bateritë i ka drejtuar tek qëllimi i vetëm, rikthimi në pushtet, pavarësisht se shumësia absolute e popullit të Kosovës, kthimin e "komandantëve" në pushtet, e konsideron tragjedi për Kosovën. Dhe, tani janë egërsuar shumë, kur nuk arrijnë të mashtrojnë, sërishmi, votuesit. Për dy dekada në pushtet, PAN-i ka hapur shumë qindra varre luftëtarësh dhe atdhetarësh të devotshëm dhe duke ia shtuar shumë qindra jetimër Kosovës. Dhe, duke shkelur mbi kufom të shqiptarëve të pafajshëm, kan uzurpuar kulltuqet e Parlamentit, të institucioneve, e deri në kulltukun e përgjakur të presidentit. Fundja, miqësia e PAN-it, me Listën Serbe, është biznesore dhe kanë ndarë miliardat e kontrabandës, në përmasën industrial”, vlerëson veprimtari Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat