U kërcënua një ditë para fillimit të fushatës/ A është në rrezik jeta e kryeministrit Kurti?

Politika

U kërcënua një ditë para fillimit të fushatës/ A është në rrezik jeta e kryeministrit Kurti?

Nga: A.M. Më: 11 janar 2025 Në ora: 22:01
Albin Kurti

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi që e ka kërcënuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Sipas informatave, arrestimi ka ndodhur në Zeveçan dhe personi i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, është Milan Radivojevic.

Ky arrestim ka ndodhur një dite para hapjes së fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti kandidon edhe për një mandat si kryeministër i Kosovës.

Por, a paraqet ky kërcënim rrezik për jetën e kryeministrit Kurti?

Për këtë çështje, ka folur njohësi i çështjeve politike, profesori Sulejman Mehazi, i cili ka thënë se shenjat kërcënuese të eliminimit fizikë të kryeministrit nga ana e ekstremistëve serbë është fillimi i rrezikshmërisë ndaj tij.

 “Shenjat kërcënuese të eliminimit fizikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pak para fushatës zgjedhore nga ana e ekstremistëve serbë është fillimi i rrezikshmërisë ndaj tij, këto kërcënime serbe janë ogure jo vetëm për Kurtin e LVV-n, por edhe për gjithë qytetarët, kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës. Duke parë se Kurti është kështjellë e pamposhtur mbrojtëse të sovranitetit të Kosovës dhe mënyra më e përshtatshme jo vetëm për kriminelët serbë të veriut, por edhe partitë opozitare të korruptuara të Kosovës do pajtoheshin të eliminonin fizikisht nga skena politike, Albin Kurtin”, ka thënë profesori për “Bota sot”.

Image
Sulejman Mehazi

Më tej, Mehazi është shprehur se vetëm në një mënyrë opozita do të mund të qeveriste vendin.

“Vetëm me vrasjen spektakolare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, serbët e veriut mund të krijojnë një mini-republikë serbe në veri, jo vetëm serbët, por me vrasjen e Kurtit do përfitonin edhe partitë opozitare PDK, LDK, AAK të cilët me padurim presin që Albin Kurti të vdes për të sunduar e marre qeverinë e ardhshme të Kosovës, pasi sa është gjallë lisi i lartë dhe i pamposhtur politik, Albin Kurti, kurrë opozita nuk mund të qeverisë Kosovën.

Kësaj të keqe ndaj Kurtit duhet ndenjur para e gatitu, kurrsesi nuk duhet ndenjur pasiv ndaj kësaj të keqe eliminuese, të keqes ndaj Kurtit duhet mbyllur dyert e dritaret sa nuk është vonë!”, është shprehur ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk duhet që të marrë pjesë në tubimet elektorale.

“E mira e Kurtit, e familjes së tij, e votuesve pro-Kurtit, e qytetarëve dhe R. së Kosovës do të ishte që kryeministri i Kosovës, kryetari i partisë më të madhe të LVV-s, Albin Kurti, të mos jetë i pranishëm në tubimet elektorale. Albin Kurti është diamanti i politikës së sotme shqiptare, ky diamant politik duhet ruajtur si sytë e ballit, për shkak se i jep jetë, frymëmarrje, ushqim e forcë R. së Kosovës, pa Kurtin veriu i Kosovës do i takojë Serbisë, pa Kurtin në krye të qeverisë  do lulëzojë korrupsioni i partive opozitare: PDK, LDK dhe AAK”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat