Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar me një postim të fuqishëm, duke u shprehur për dashurinë e madhe që populli ka për liderin e Kosovës, Albin Kurtin.
Me një stil artistik dhe plot emocione, Lajçi e lavdëron Kurtin si "djalin e të gjitha nënave", duke theksuar se ai është një figurë që i përket të gjithë Kosovës, nga të rinjtë deri te pleqtë, nga nënat deri te baballarët.
Në mes të këtij mesazhi, Lajçi i bën thirrje popullit të Kosovës të qëndrojë i bashkuar dhe të mbështesë Kurtin.
Sipas tij, “Kosova e do," atë dhe se ai është një simbol i lirisë dhe pavarësisë.
"Ai asht i të gjithëve dhe të gjithë e duan," shkruan Lajçi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Thonë, - Ai është Ai!
E duan!
Të gjithë e duan, të rinjtë, pleqtë dhe nënat plaka. Madje ia puthin duartë dhe e porositin; - mos lësho pe, je djali i t'gjitha nënave i thonë dhe e marrin ngryk!
Brohorasin; - Albin Albin e flamujt kuq e zi valvitën.
"Edhe dy zemra po ti kisha, të dyat do të ti falja Kosovë",- thotë e turma bëhet flakë e kuqe, - valvitet turma si flamujt!
Thonë: - Ai asht i të gjithëve dhe të gjithë e duan!
E don edhe Kosova dhe ky prap zotohet; - Cepmëcep jemi dardanë, të lirë në trojet tona!
Ç'keni ju të tjerët që e urreni?
Pse s'punuat ndërshëm si ky, kur ishit n'pushtet!?
Ç'keni tani që shfryheni duke mashtruar, thua se jetuat mbi retë e bardha dhe tani zbritët si ëngjëj në tokë!
Po thonë: - Ai është Ai dhe të tillë e duan nënat e baballarët.
E duan djemtë e vashat, dhe e don Dardania, se ai s'e bleu arin për 50 cent! S'e fali tokën që të bëhet Kryeministër si ata që tani shfryjnë urrejtje e ndezin gjakra kot.
Sa turp! Bëjnë propagandë kundër birit të të gjitha nënave e baballarëve! Madje fjalimet e tij i barzpeshojnë me ato të Adolfit!
Turp të keni!
Ju kurrë s'fitoni me gënjeshtra e mashtrime.
Ju njoftëm dhe ju njohim!
Thonë, - Ai është Ai!
14.01.2025