Ligji për Byronë në Kushtetuese, zv/ministri ‘godet’ PDK-në: Ka qenë e përfshirë në skandale të shumta, ka frikë nga…

Politika

Ligji për Byronë në Kushtetuese, zv/ministri ‘godet’ PDK-në: Ka qenë e përfshirë në skandale të shumta, ka frikë nga…

Nga: A.M. Më: 14 janar 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës i më 5 dhjetor 2024, Kuvendi i Kosovës miratoi disa ndryshime në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Mirëpo këtë ligj, Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kushtetuese.

E në lidhje me këtë, në një bashkëbisedim për “Bota sot” foli zëvendësministër i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.

Ai tha se ky ligj paraqet kërcënim për ata që kanë pasuri të pajustifikueshme dhe për ata që kanë qenë të përfshirë në skadale.

Kësisoj, Qorrolli ‘goditi’ PDK-në, duke thënë se ka qenë e përfshirë në shumë skandale, prandaj ka frikë nga ky ligj.

Image
Vigan Qorrolli.

“PDK-ja, me dërgimin e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, ka për qëllim vetëm bllokimin e këtij ligji të rëndësishëm. Ky ligj paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për ata që kanë pasuri të pajustifikueshme dhe PDK-ja, si parti që ka qenë e përfshirë në skandale të shumta korrupsioni, ka frikë të madhe nga zbatimi i tij”, u shpreh ai.

Po ashtu, zëvendësministri i MD-së u zotua se nuk do ndalen dhe se ky ligj do fillojë së zbatuari shumë shpejt

“Ky është një veprim i qartë i sabotimit politik, pasi ata e dinë se ky ligj mund të hapë rrugë për hetime dhe konfiskim të pasurisë të individëve që kanë abuzuar me pozitat e tyre. Kjo është një përpjekje për të penguar çdo përparim në luftën kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e ngushta të grupeve të fuqishme, që ndihen të kërcënuara nga ky ligj. Por, ne nuk do të ndalemi dhe ky ligj do fillojë së zbatuari shumë shpejt”, theksoi Vigan Qorrolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat