E përmendi Kosovën pas zgjedhjeve, Tali tregon “prapavijën” e deklaratës së Kos: Qëllimi i politikanëve progresistë të BE-së është...

Politika

E përmendi Kosovën pas zgjedhjeve, Tali tregon “prapavijën” e deklaratës së Kos: Qëllimi i politikanëve progresistë të BE-së është...

Nga: A.SH Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:00
Marta Kos, komisionare për Zgjerim e BE-së

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, të martën.

"Kosova... Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve, por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë është duke bërë Kosova e çfarë është duke bërë Serbia", tha Kos.

Analisti Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, thotë se deklaratën e saj duhta ta marrim si një deklaratë dashamirëse të një politikaneje europiane.

Unë këtë e shoh si një deklaratë dashamirëse të një politikaneje europiane. Qëllimi i politikanëve progresistë të BE-së është që edhe këtë pjesë të Europës ta integrojnë - fusin në "Familjen Europiane".

Megjithatë sikur nuk e kanë të qartë që derisa "Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkanin do të vazhdojë të kollitet". Dhe derisa të ekzistojë "kjo Rusi e Putinit", "kjo Serbi e Vuçiçit" do të vazhdojë të lëngojë nga hegjemonizmi dhe racizmi. Domethënë që kjo saga ballkanase do të zgjasë edhe më tutje pati apo s'pati fushata zgjedhore.

Sikur nuk po munden me kuptu pokitikanë progresistë europianë se Serbia akoma jeton në shekullin e 19”, thotë ai.

Ai thotë se kur nisi lufta në Ukrainë ishte shpresa se Perëndimi do ta rrisë presionin ndaj Serbisë, por nuk ndodhi bash ashtu.

“Unë, kur pati filluar Lufta në Ukrainë, dhe kur establishmenti i Serbisë (edhe shumica e opozitës) dolën në anën e Putinit, kam patur një shpresë se Perëndimi (me theks të veçantë Administrata z. Biden) do ta rritë presionin ndaj Serbisë, por siç u pa jo mjaftueshëm, natyrisht për shkak të zhvillimeve komplekse gjeopolitike.

Tashti të shohim se çfarë do të bëjë presidenti i zgjedhur, z. Trump, edhe pse personalisht jam shumë skeptik se do të ketë ndonjë zhvillim të veçantë, derisa ta kemi "këtë Rusi të Putinit" e cila gjithmonë do ta mbrojë "këtë Serbi të Vuçiçit", përfundon ai për Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat