Viktimizimi i partive politike/ Nëse Kurti gaboi që krahasoj kundërshtarët me mizat, Ҫitaku shqetësohet për shëndetin mendor të Kurtit?!

Politika

Viktimizimi i partive politike/ Nëse Kurti gaboi që krahasoj kundërshtarët me mizat, Ҫitaku shqetësohet për shëndetin mendor të Kurtit?!

Nga: H.O. Më: 15 janar 2025 Në ora: 23:06
Albin Kurti/ Vlora Ҫitaku

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof.dr. Enver Bytyҫi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka folur për fushatn zgjedhore që po bëjnë partitë politike në Kosovë, e sidomos ato opozitare.

Sipas tij, nëse kryeministri Albin Kurti bëri gabim duke krahasuar kundërshtarët politikë me mizat, edhe reagimi i Vlora Ҫitakut se shqetësohet për shëndetin mendor të Kurtit, është absurd.

“E vetmja aftësi e luftës politike të opozitës në Kosovë këto ditë është që të tragjidizojnë diçka të zakonshme. Nuk them se Albin Kurti bëri mirë kur i krahasoi kundërshtarët e tij me mizat. Por të shqetësohet Vlora për këtë shkak për shëndetin mendor të Albin Kurtit, kjo është jo vetëm absurde. Të vihen mediet në kor për ta trajtuar një deklaratë, e cila e shumta mund të klasifikohet si e pamatur, si rrezik kombëtar, si premisë për luftë civile, si vatër të konfliktit virtual, kjo lidhet me profile politike që i kudërvihen interesit të shtetit e të kombit”, thotë profesori.

Image
Prof.Dr. Enver Bytyҫi

Sipas tij, nuk beson se votuesi nga Kosova niset nga kjo trysni për të votuar subjektet politike të kësaj opozite. Ai e kupton fare mirë se kusht për të votuar është dhe mbetet programi, është dhe duhet të jetë përgjegjësia, kontributi, reflektimi.

“Nëse pamundësinë për të reflektuar përpiqesh ta kompensosh me një gabim ose jo gabim të kundërshtarit politik, atëherë votuesi të ndëshkon dyfish. Nëse përpiqesh të dramatizosh një fjali të kundërshtarit, atëherë ti kërkon të viktimizohesh. Nëse viktimizohesh, atëherë ti ke rënë në sindromën serbe të viktimizimit, kur je në dizavantazh, siç po ndodh edhe këto kohë gjatë dialogut Kosovë-Serbi”, vlerëson profesor Bytyҫi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat