Vjen thirrja urgjente për Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën për ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Politika

Vjen thirrja urgjente për Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën për ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Nga: M.Haziri Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:09
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbr mbetet ende një nga temat më të ndjeshme për popullin e Kosovës.

Lejimi i një gjëje të tillë po vazhdon të kundërshtohet.

Për këtë çështje është deklaruar shumë herë edhe kryeministri Kurti duke nënvizuar që nuk do ta lejojë një asociacion me kompetenca ekzekutive.

Së fundi ai tha se nuk pranon që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi.

“Ai dokument [draft-statuti i Asociacionit] ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike, neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme.

Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë-Serbi është, apo duhet të jetë Asociacioni – është njohja reciproke”, është shprehur Kurti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Image
Eshref Ymeri

Ai thotë se dialogu Kosovë – Serbi tashmë ka marrë një kahje tjetër dhe nuk ka kuptim as të zhvillohet.

Sipas profesorit, duhet të ndëshkohet Serbia për krimet që ka bërë e pastaj të vazhdohet dialogu me të.

“Kujt i hyn punë dialogu me Serbinë, i cili është bërë si pëlhura e Penelopës? Ai dialog është bërë bozë deri në pështirosje. A nuk do të ishte mirë që Kryeministri Albin Kurti t’i kthehet atij premtimit të vitit 2014 dhe të ulet në dialog vetëm me serbët e Republikës së Dardanisë, të cilët duhet t’i pyes nëse duan të jetojnë aty, në shtetin dardan, apo duan tikin në Serbi.

Dialogu me Serbinë është një vetëposhtërim i Republikës së Dardanisë, para shtetit fashist të Serbisë, e cila, me përkrahjen e brukselizmit dhe të sorosistëve amerikanë, vazhdon të mbetet e pandëshkuar për të gjitha krimet që pati kryer dhe shkatërrimet që pati bërë në Dardani gjatë viteve 1990, duke grabitur edhe pasuritë monetare të qytetarëve në Bankën e Dardanisë”, u shpreh ai.

Në fund, profesori bënë thirrje që Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës që të ndërpritet çdo lloj dialogu me Serbinë.

Prandaj, në këto kushte, duhet t’iu bëhet thirrje Kryeministrit Albin Kurti, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit të Dardanisë Glauk Konjufca, që të ndërpritet përfundimisht çdolloj dialogu me Serbinë fashiste, përndryshe Republika e Dardanisë do të vazhdojë të endet në batakun e tradhtisë”, përfundoi profesori, Eshref Ymeri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat