“LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një”, a i sjell vota apo dëm LDK-së Përparim Rama? Ja çka thonë analistët

Politika

“LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një”, a i sjell vota apo dëm LDK-së Përparim Rama? Ja çka thonë analistët

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 janar 2025 Në ora: 08:05
LDK

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit tashmë është duke vazhduar në ditën e shtatë të saj dhe partitë politike nuk kursehen me deklarata e premtime nga më të ndryshmet për t’i bindur qytetarët të votojnë programin e tyre.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjersa po vazhdon takimet e tij, gjatë kësaj jave është ndalur edhe në Gollak.

Në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi planin ambicioz të LDK-së për të investuar 1.5 miliard euro në kryeqytet, duke përfshirë projekte si: Unaza e Kryeqytetit, Stadiumi i Ri dhe Qendra e Sportit, Parku Teknologjik dhe Spitali i Ri, Mësimi Tërëditor, etj.

“Asnjë alternativë nuk ofron sot - as për së afërmi - çfarë LDK ofron për Kryeqytet! Prandaj, prishtinasit, ndryshimin e katër viteve më parë po e kërkojnë dhe në nivel nacional. LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një. Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!

Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë - Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht!”, ka shkruar Abdixhiku.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, në raundin e parë, Përparim Rama nga LDK ishte kandidati i dytë më i votuar, kurse Arben Vitia nga VV ishte i pari. Por, Vitia nuk mori 50 për qind të votave, duke e dërguar komunën e Prishtinës në balotazh. Në raundin e dytë të zgjedhjeve që ishin mbajtur më 14 nëntor, rezultati ishte përmbysur Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 për qind, kurse Vitia mori vetëm 40 mijë e 143 vota apo 49,02 për qind.

Gjatë gjithë mandatit të Përparim Ramës, ka pasur raportime për telashe ligjore dhe politike me toka në Badovc, telashet ligjore dhe politike me tenderin 18 milionësh për sheshin Xhorxh Bush, telashet me pishinën e Gërmisë, përfshirjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Përparim Ramës dhe Arbër Sadikit në projektim ose vlerësim të projekteve milionëshe, telashet me qenë endacakë, telashet me tenderin për Qendrën për Punë Sociale, për mos realizimin e rreth ndërtimit të mbikalimeve, nënkalimeve, parkingjeve dhe rrugëve, për mos realizim të projekteve, mos miratim të buxhetit komunal me kohë e gjëra të tjera.

Duke parë pasqyrën e Përparim Ramës në Prishtinë dhe fitoren e tij me balotazh, a do ta ketë Lumir Abdixhiku një “fat” të njëjtë?

Përparim Rama nuk i sjell vota LDK-së

Image
Ismail Muqiqi

Opinionisti Ismail Muqiqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se premtimet astronomike të liderëve partiakë janë qesharake, të pavërteta, propaganduese dhe të pabesueshme.

Sipas tij, ata po e mashtrojnë popullin.

“Fushata zgjedhore po e zbulon hipokrizinë e partive politike tӫ cilat kӫto ditӫ po zhvillojnӫ fushat elektorale ne te gjitha qendrat dhe vendbanimet e Republikӫs sӫ Kosovӫs. Premtimet astronomike tӫ liderëve partiakë, tӫ cilӫt po u premtojnë qytetarëve, janӫ aq qesharake, aq tӫ pavërteta, aq propaganduese, aq tӫ pabesueshme qӫ paraqesin mjerimin e kohӫs nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ. Shtrohet pyetja? “Kush po i ekspozon kӫto premtime”: nuk do koment. Po e mashtrojnë popullin tӫ njëjtit njerëz liderӫ partiakë, ish ministra, ish deputetë, drejtorë tӫ agjensioneve dhe tӫ Institucioneve tjera publike, tӫ cilӫt Kosovӫs i shkaktuan dӫme tӫ njëpasnjëshme vite me radhë, tӫ cilat vӫshtirӫ se do tӫ riparohen ndonjӫherӫ. Po i premtojnӫ qytetarӫve se do tӫ ndӫrtojnӫ infrastrukturë tӫ re, rrugӫ magjistrale e autostrada tӫ ndryshme”, shprehet Muqiqi.

Sipas tij, Rama dhe Abdixhiku janë burim nga një epruvetë.

Kam shkruar disa here pӫr dӫshtimet e Pӫrparim Ramӫs, pӫr kaosin urbanistik nӫ qytet, “Tregu i Prishtinӫs Turpi i Prishtinӫs”, po kӫta tӫ dy si Lumir Abdixhiku njashtu edhe Pӫrparim Rama janӫ burim nga njӫ epruvete. Andaj mjerӫ Prishtina e vaj halli pӫr qytetarӫt e Kosovӫs kush po pretendon të marrë pushtet nӫ Republikӫn e Kosovӫs”, thekson opinionisti.

Përparim Rama nuk i sjell vota Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë Muqiqi, gjersa shton se ai ka dështuar në çdo pikëpamje.

Nuk mendoj qӫ Pӫrparim Rama i sjell vota Lidhjes Demokratike pӫrkundrazi. Ky ӫshtӫ ai Pӫrparim Rama qӫ ka dӫshtuar nӫ çdo pikӫpamje i cili plot 4 vite nuk ӫshtӫ nӫ gjendje t’i largojӫ qentӫ endacakë nga Prishtina”, shton Muqiqi.

Duhanaj: Në kryeqytet mund të bëhej edhe më mirë

Ndërsa, Leon Duhanaj analisti thotë se fuqia e pushtetit në kryeqytet e ka peshën e pakrahasueshme  në krahasim me fuqinë ekzekutive në qytetet tjera të Kosovës.

Image
Leon Duhanaj

“Prishtina duke qenë kryeqytet i Kosovës, ka trajtim të veçantë por dhe mundësi dhe kapacitete të veçanta, të cilat nuk janë të krahasueshme me komunat tjera. Gjithashtu edhe fuqia e pushtetit në kryeqytet e ka peshën e pa krahasueshme, në krahasim me fuqinë ekzekutive në qytetet tjera të Kosovës. Kryetari i Prishtinës z. Rama, ka ardhur në pushtet me një pompozitet të madh. Me projekt ide të mëdha për transformimin e Kryeqytetit. Ajo çfarë ka arritur deri tani, nuk është që pasqyron realizim të premtimeve. Ndoshta dhe e besoj që në ketë pikë, negativisht ka ndikuar edhe Qeveria Kurti, e cila si qëllim e ka dështimin në komunat në të cilat nuk qeveris VV, por megjithatë ka pasur shumë mundësi më të mëdha në krahasim me atë që është realizuar gjerë me tani”, pohon Duhanaj.

Ai deklaratat e Abdixhikut i konsideron elektorale, gjersa shton se secila qeveri normale që vjen pas 9 shkurtit për Prishtinën do të jetë më e mirë.

Për sa i përket deklaratave të z. Abdixhiku, mendoj që janë deklarata elektorale të mbështjellura me projekte elektorale. Megjithatë mendoj që secila qeveri normale që të vjen pas 9-të shkurti, për Prishtinën mendoj që do të jetë më mirë. Gjithsesi mendoj që çdo zgjidhje në qeverisjen e vendit e cila nuk është më e varur mbi interesat dhe egon personale të Kurtit, për Prishtinën, por edhe për gjithë Kosovën, do të jetë e mirëseardhur”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat