Ish-ambasadori holandez kritikon këtë shtet: Zhgënjeu Kosovën, u përpoq ta josh Beogradin!

Politika

Ish-ambasadori holandez kritikon këtë shtet: Zhgënjeu Kosovën, u përpoq ta josh Beogradin!

Nga: A.M. Më: 18 janar 2025 Në ora: 14:00
Robert Bosch.

Raportet Kosovë-Serbi tash e një kohë janë në qendër të vëmendjes, ku edhe ndërkombëtarët kanë shtuar përpjekjet që mes dy palëve të arrihet një marrëveshje, mirëpo një gjë e tillë ende duket larg.

Problemet mes dy shteteve, dukshëm kanë ndikuar edhe në proceset integruese në organizata ndërkombëtare.

Së fundi, për një gjë të tillë ka folur edhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të synimeve të veta për integrime evropiane.

 “Mendoj Kosova dhe Serbia duhet ta kuptojnë se ka rrugë normale evropiane për këtë çështje. Mendoj se tani, me një Bashkim Evropian më aktive në rajon, të dyja vendet e kuptojnë se ka gjëra që secila prej tyre duhet t’i bëjë, të cilat do ta bëjnë më të lehtë zgjidhjen çështjeve”, tha O’Brien.

E në lidhje me procesin e integrimeve të dy palëve dhe këtë deklaratë të O’Brien, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Së pari, ai iu referua në deklarate të profesorit Serëer, derisa kritikoi qasjen e administratës së Biden-it ndaj Kosovës.

Sipas tij, u përpoq shumë që ta josh Beogradit, derisa ky i fundit po vazhdon të ‘ha me dy lugë’ me BE-SHBA dhe Rusi-Kinë.

“Mund t'i referohem asaj që tha miku im Serëer në një intervistë, administrata e Biden-it e zhgënjeu Kosovën më së shumti dhe u përpoq të josh Beogradin në sferën e saj të ndikimit. Kjo është e kot, pasi shteti serb luan me ‘dy karta’, me BE-në dhe SHBA-në nga njëra anë dhe Rusinë dhe Kinën në anën tjetër”, nënvizoi diplomati holandez.

Krahas kësaj, e konsideroi gabim faktin që ndërkombëtarët po e cilësojnë si shumë të rëndësishme Serbinë, kur dihet që synon në vazhdimësi të destabilizojë Kosovën.

“Shmangja e këtij fakti është rrezik për Kosovën, pasi regjimi i Beogradit është një burim destabilizimi, asnjëherë nuk dënohet për këtë, madje gabimisht cilësohet si palë shumë e rëndësishme”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat