Një numër i madh qytetarësh u mblodhën mbrëmë para televizionit shtetëror të Serbisë në shenjë mbështetje me protestat e studentëve pas shembjes së tendës në Novi Sad, por edhe në shenjë pakënaqësie me raportimin jo objektiv të RTS.
Analisti Driton Tali ka thënë se protesta janë edhe për korrupsionin edhe më shumë nga mënyrat dhe e reagimet e qeverisës serbe.
“Protestat e studentëve që po ndodhin këto dy muajt e fundit janë për shkak të shembjes së stacionit hekurudhor të Novi Sadit, që ndodhi me 1 nëntor, të vitit të kaluar, e ku vdiqën 15 qytetarë të rastit dhe dy u lënduan rëndë.
Ndërtesa e rikonstruktuar e stacionit hekurudhor në fjalë u hap më 19 mars 2022. Punët u kryen nga dy kompani kineze (nga China Railway International dhe China Communications Construction Company - CCCC), me të cilat Vuçiçi akuzohet se ka marrëdhënie kriminale korruptive. Kontrata në fjalë nuk ishte transparent, sikur edhe shumë kontrata tjera që janë bërë nën augmentin e "sekretit shtetëror".
Dyshimet e bazuar për korrupsion u thelluan edhe më shumë nga mënyra e reagimet të Qeverisë. Fillimisht deklaruan se nuk u shemb pjesa e rinovuar por e vjetra, se ishte thjeshtë një fatkeqësi e rastit; pastaj pak më u deklarua se ishte për shkak të një korozionit të moçëm etj.
Pra, kjo është se çka po ndodhë thënë me pak fjali”, thotë ai.
Më tej, ai thotë se situata është e acaruar sepse studentët nuk po të ndalen së protestuarit, duke shtuar se edhe Vuçiçi e ka humbur gjakëftohësinë dhe oratoria e tij këto ditët e fundit është goxha militare.
“Studentët e akuzojnë Vuçiçin se e ka korruptuar tërë shoqërinë serbe andaj duan ndryshime. Dhe natyrisht mediet e Vuçiçit, por edhe aktivistët e partisë tij dhe partive tjera aleate të pushtetit, janë futur në luftë hibride kundër studentëve, ku natyrisht se RTS, si media më e fuqishme (për faktin se shteti e financon), prinë në atë luftë hibride.
Situata është goxha e acaruar, studentët nuk po të ndalen së protestuarit.
Ata po motivohen edhe nga këta "agent provocateur" të Vuçiçit, të cilët herë pas herë i sulmojnë të protestuarit në grumbullimet e tyre, në forma të ndryshme duke shkaktuar edhe më shumë mllefe.
Se situata është acaruar po shihet edhe nga diskursi i qeveritarëve. Vuçiçi e ka humbur gjakëftohësinë, oratoria e tij këto ditët e fundit është goxha militare.
Të shohim se çfarë do të na sjellin javët e ardhshme”, përfundon ai për “Bota sot”.