Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka befasur me deklaratën e tij të fundit, ku tha se “është shumë zhgënjyese se sa larg kemi arritur në Kosovë dhe se shumë arsye për mungesën e progresit në dialogun e Brukselit janë pikërisht në anën e qeverisë së Kosovës”.
Ai tha se është optimist se Asociacioni i Komunave Serbe, i dakorduar para 12 vitesh, do të duhet të themelohet.
Kur u pyet nëse SHBA-ja nuk arriti të siguronte një jetë dinjitoze për serbët në Kosovë, Hill u përgjigj se ishte një sfidë e vërtetë dhe se Kosova duhej të mbronte popuj të ndryshëm, përfshirë popullin serb.
“Dhe më duhet të them, si çështje personale, më duket shumë zhgënjyese sa larg kemi arritur në Kosovë. Shpresoj se do të ketë një përpjekje më të madhe në dialog. Për momentin po mendoj për dialogun e Brukselit. Dhe unë mendoj se shumë prej nesh janë shumë të zhgënjyer me mungesën e progresit atje. Dhe shumë arsye për atë dështim, për mendimin tim, janë në anën e qeverisë së Kosovës”, tha Hill për RTS.
E në lidhje me këtë deklaratë të Hill, ku e fajëson Kosovën për mos progres në dialogun me Serbinë, për “Bota sot” foli opinionisti Ali Hertica.

Së pari, e cilësoi si një vlerësim personal dhe të pamenduar, derisa ia kujtoi Hill që është pikërisht shteti serb që nuk ka respektuar marrëveshjet me Kosovën.
“Deklarata e ambasadorit Hill është diçka personale dhe jo institucionale, po ashtu besoj se është e pamenduar mirë.
Nuk është për t’u zhgënjyer ambasadori amerikan, Christopher Hill nga Kosova dhe nuk arsyje për këtë, pasi që Serbia është ajo që luan lojëra dhe nuk iu përmbahet asnjë marrëveshjeje, Kosova thuajse të gjitha kushtet për dialog i ka përmbushur, në kuadër të marrëveshjeve që dalin nga BE dhe Kushtetuta e Kosves.
Ambasadori Hill, Kosova çdoherë, ka qenë konstruktive në dialog, por Serbia ësht ajo që prolongon këto marrëveshje, por nga ti kërkohet që të demonstrosh më seriozisht dhe më konstruktivisht përkushtimin e tyre për të ecur përpara, drejt fundit të marrëveshteve që dalin nga bisedimet”, nënvizoi opinionisti.
Po ashtu, Hertica theksoi faktin që shteti ynë ka shmangur çdo veprim që rrezikon stabilitetin dhe që ndikon negativisht në procesin e bisedimeve.
“Kosova është shmangur nga çdo nxitje, veprim dhe retorikë, që rrezikojnë stabilitetin dhe që nuk janë në përputhje me dialogun dhe pajtimin.
Si pengesë në procesin e normalizimit është vetë Serbia, e cila nuk nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.” përfundoi Ali Hertica për “Bota sot”.