Analisti komenton dështimin e dialogut Kosovë-Serbi – përmend edhe Thaçin

Politika

Analisti komenton dështimin e dialogut Kosovë-Serbi – përmend edhe Thaçin

Nga: A.SH Më: 19 janar 2025 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Në një periudhë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të pranishme për dekada, dialogu ndërkombëtar ka marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe shpesh i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bisedimet mes dy shteteve kanë kaluar përmes shumë fazave, duke e bërë këtë proces një nga më të vështirët dhe të ndërlikuar në politikën ndërkombëtare të kohës sonë.

Dialogu, i cili ka nisur në vitin 2011, ka pasur ngritje dhe rënie, duke shënuar periudha të optimizmit dhe zhgënjimit. Megjithatë, ajo që është e qartë është se ky proces ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të dy palët dhe për rajonin në përgjithësi.

Për Kosovën, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap i domosdoshëm për integrimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, ndërsa për Serbinë, prishja e lidhjeve me Kosovën ka mbetur një barrierë që pengon zhvillimin e plotë të perspektivës evropiane.

Analisti Binak Maxharraj, ka thënë se tash e 13 vite dialogohet me Serbinë, por nuk ka asgjë konkrete, sepse Serbia siç thotë ai i “bie fyellit”, duke bërë lojëra me dialogun. Maxharraj, pyet nëse do të ishte e mundur që Kosova e paslutfës, në kohën kur ishte Hashim Thaçi, t’i ikte këtij dialogu?

“Pas humbjes se Kosovës me luftë, Serbia insistoi dhe ia arriti disi që edhe më tutje te mos i çkapet Kosovës. Nga dhimbja e madhe qe “e humbi zemrën Kosovë” kërkonte ç’është e mundur që edhe me tutje të nuhatë në Kosovën e pavarur në sloganin se “Kosova nuk është e pavarur, është pjesë dhe zemra e Serbisë dhe se ne nuk do ta lëshojmë dhe nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”.

Këtë refren Serbia e përdor tash e 13 vite. Dhe disi si satisfakcion BE dhe SHBA e kuptuan “vajtimin” e Serbisë për Kosovën. SHBA dhe BE u morën vesh, sipas tyre, sa për sy e faqe, atëherë, të vendos njëfarë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Por, a ka mundur Kosova dhe administrata e pas luftës në krye me Hashim Thaçin t’i ikte dialogut, ka mundur, por për këtë nuk u insistua sa duhet, apo thë më mirë nuk u instistu aspak që kjo të mos ndodh. Sikur kjo administrat e Kosovës së pasluftës të insistonte me ngulim, sot nuk do të kishte kurrfarë dialogu.

Pra, dialogu Kosovës iu imponu, por që nuk u kundërshtu fuqishëm nga administrata e Hashim Thaçit menjëherë pas luftës në stilin “hajt se kjo nuk është asgjë do bisedohet për gjëra teknike”, por nuk doli ashtu, dialogu sa ishte nën drejtimin e Hashim Thaçit kaloi në çështje politike.

Pra, qe 13 vite po diagolohet, herë kështu herë ashtu, siç i bie fyellit Serbia, duke bërë lojëra me dialogun”, thotë ai.

Sipas tij, qëllimi i dialogut nga pala serbe, nuk janë serbët e veriut, por synimi mbetet nacional që të çkapë ndonjë pjesë të Kosovës.

“Qëllimi i dialogut sipas SHBA dhe BE ishte që të përmirësohen marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që s’po ndodhë qe 13 vite, por që atëherë e deri më sot pak është arritë, apo asgjë e rëndësishme që ka të bëjë më përmirësimin e raporteve Kosovë Serbi. Nuk është arritur pothuajse asgjë, sepse Serbia nuk ka hyrë ne dialog për përmirësimin e raporteve midis Serbisë dhe Kosovës, e as për përmirësimin e gjendjes sociale të etnitetit serb qe jeton ne Kosovë e ne veçanti ne veriun e Kosovës i cili po manipulohet nga vetë Serbia dhe në veçanti nga presidenti i saj Vuçiq, por Serbia ka hyrë në dialog për diçka tjetër më të madhe, e që është synimi i saj nacional që të çkapë ndonjë pjesë të Kosovës, ashtu siç ka vepruar tash 100 e më shumë vite, që i bëri trojet shqiptare pikë e pesë”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat