Protestat kundër Vuçiqit dhe ndikimi i tyre në raportet Kosovë-Serbi - çfarë pritet të ndodhë më pas?

Politika

Protestat kundër Vuçiqit dhe ndikimi i tyre në raportet Kosovë-Serbi - çfarë pritet të ndodhë më pas?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 19 janar 2025 Në ora: 15:06
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Serbia po “vlon” nga protestat e studentëve, kundër presidentit serb, Vuçiç.

Me këtë, siç duket do të jetë edhe “fundit politik” i Vuçiqit.

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar ngjarjet e fundit në Serbi.

Ai ka thënë se protestat e të rinjve ditët e fundit në Serbi është një shprehje e revoltës masive.

“Tash përfundimisht duket se shoqëria serbe e ka kuptuar se në çfarë situate ka ardh, prandaj edhe ky reagim si shkas përdori tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad”, ka shkruar ai.

Por, çfarë do të thonë këto zhvilllime për Kosovën dhe a mund të pritet të ketë ndikim rrëzimi eventual i Vuçiqit nga froni qeverisës?

Shala: Ky zhvillim në Beograd mund të ketë disa implikime në Kosovë

Image
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot” thotë se, në Serbi është njëfarë shqetësimi andaj edhe protestat janë një pasqyrë e tensioneve atje.

Për këtë, foli mbi ‘fundin politik’ të Vuçiqit.

Protestat që po zhvillohen në Serbi pas ngjarjeve të fundit, si dhe mbështetje për studentët dhe kritikat ndaj raportimeve të mediave shtetërore, tregojnë një farë shqetësimi në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informacion të pasqyrës objektive

Ky është një shenjë e pakënaqësisë dhe e një lëvizjeje të qytetarëve të cilët ndjehen të frustruar nga mënyra se si autoritetet menaxhojnë situatat politike dhe shoqërore.

Protestat në Beograd janë një pasqyrë e tensioneve të brendshme dhe mund të reflektojnë një rritje të vetëdijes dhe angazhimit qytetar.

Në aspektin politik, ky lloj proteste mund të dërgojë një mesazh të fuqishëm ndaj presidentit Vuçiq dhe qeverisë së tij. Ajo tregon se ndonëse autoritetet në Serbi mund të kenë një kontroll të madh mbi mediat dhe institucionet, qytetarët kanë ende mundësinë dhe guximin të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe të kërkojnë ndryshime”, thotë ai.

Derisa, për ndikimin në Kosovë, Shala thotë se mund të ketë disa implikime, duke shtuar se rënia e ndikimit të Vuçiqit në Serbi mund të krijojë mundësi për një orientim të ri të politikave serbe ndaj Kosovës.

“Në lidhje me ndikimin në Kosovë, ky zhvillim mund të ketë disa implikime.

Po të shihet nga një këndvështrim i afërt, rënia e ndikimit të Vuçiqit në Serbi mund të krijojë mundësi për një orientim të ri të politikave serbe ndaj Kosovës, veçanërisht nëse presioni brendshëm ndaj tij rritet. Por, është e rëndësishme të theksohet se politika e jashtme e Serbisë, sidomos në lidhje me Kosovën, ka qenë gjithmonë e ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe nga balancimi i fuqive ndërkombëtare, dhe një “fundi politik” i Vuçiqit nuk do të thotë domosdoshmërisht ndryshim të politikave ndaj Kosovës.

Në përgjithësi, protesta që po ndodhin në Serbi pasqyrojnë një periudhë tensioni dhe pasigurie, por gjithashtu mund të shihen si një mundësi për të adresuar çështje të rëndësishme sociale dhe politike”, përfundon ai.

Kelmendi: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet nga BE dhe nga SHBA

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot”, deklaron se protesta në Serbi mbase mund të zgjerohen dhe grupi kriminal i Vuçiçit do të tërhiqet, por çdoherë ka fituar autokracia kriminale.

Demonstratat që po zhvillohen në Serbi janë rezultat i politikës kriminale të shtetit serb.

Shkak është marrë mbytja e qytetarëve në stationin e trenit në Novi Sad. Por, urrejtja e gjatë ndaj regjimit të Vuçiçit, ka ndikuar që të ketë demonstrata në shumë qytete të Serbisë.

Demonstratat po udhëhiqen tash nga dy mekanizma:

1. Nga opozita serbe në Beograd dhe

2. Nga studentët.

Ata po kërkojnë largimin e grupit të Vuçiçit. Si shkak janë theksuar krimet në shtet dhe korrupsioni, vjedhjet e buxhetit të shtetit dhe pozitën e paqartë të shtetit serb, përkatësisht dualizmi midis demokracisë parlamentare dhe autokracisë kriminale, që po udhëhiqet nga krimineli Vuçiç. Shteti serb do të marrë një anë. Besohet se nëse vazhdohet me demonstrata dhe ato zgjerohen grupi kriminal i Vuçiçit do të tërhiqet.

Çdoherë ka fituar autokracia kriminale.

Në skenën politike të shtetit serb nuk ka forca demokratike. Ato janë shumë pak dhe të pafuqishme”, thotë ai.

Kurse për Kosovën në këtë rast, si thotë se si me Vuçiçin si pa të, qëndrimet Serbia ndaj Kosovës nuk ka për t’i ndryshuar.

“Ndërsa, në raport me Kosovën, asgjë pozitive nuk pritet. Do të vazhdohet me qëndrimet e njëjta.

Serbia me apo pa kriminelin Vuçiç do të ketë qëndrim racist ndaj shqiptarëve, ndërsa Kosova mbetet sipas tyre pjesë shtetit serb.

Raportet do të jenë të njëjta. Në këtë gjendje rol ka Rusia dhe Kina. Këto dy shtete dojnë ndryshim në Serbi në dobi të tyre. BE dhe SHBA po vazhdojnë me qëndrime të njejta.

Nga këto varen zhvillimet e mëtejshme në Serbi dhe vete sistemi politik demokratik a autoritar. Natyrisht se edhe raportet me Kosovën. Vazhdimi i politikës së njejtë do të keqëson shumë gjendjen, mundet që të shpie edhe në luftë. Megjithatë, qëndrimet e SHBA-ve dhe të BE-së do të ndryshohen. Nuk pritet ndonjë ndryshim nga Rusia dhe Kina.

Mirëpo, me qëndrime të qarta politike mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i konsideruar shtete, mund të përmirësohet atmosfera dhe zgjidhet të jenë pragmatike. Tërë gjendja këtu e ka bazën e zgjidhjeve të çështjes Kosovë-Serbi”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat