Bytyçi shpërthen pas “kryqëzimit” që iu bë gjyqtarit për një “like” që ia bëri Kurtit: Sa më shumë presione të tilla, aq më...

Politika

Bytyçi shpërthen pas “kryqëzimit” që iu bë gjyqtarit për një “like” që ia bëri Kurtit: Sa më shumë presione të tilla, aq më...

Nga: M.L. Më: 19 janar 2025 Në ora: 17:53
Tubimi i VV-së, Gjilan 18 janar 2025

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, profesori Enver Bytyçi ka shprehur shqetësimin e tij për raportimet e mediave lidhur me një gjyqtar të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Naser Maliqin, i cili pëlqeu një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një restorant në Podujevë.

Disa nga mediat e cilësuan këtë veprim si një shkelje të etikës profesionale, duke e akuzuar gjyqtarin për një veprim që mund të krijonte dyshime për neutralitetin e tij.

Në reagimin e tij, profesori Bytyçi ka theksuar se veprimet e gjyqtarit nuk duhet të konsiderohen si një shkelje e etikës profesionale, duke argumentuar se kjo është një çështje që lidhet me lirinë individuale të shprehjes dhe të drejtën e secilit për të shprehur mendimin e tij përmes një like apo pëlqimi në rrjetet sociale.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Ai shton se media që e ka sulmuar gjyqtarin, duhet të reflektojë më shumë mbi atë se çfarë është e drejtë për një individ të veprojë në këtë mënyrë dhe a ka ndonjë ligj që e ndalon këtë liri.

“Një gjykatës i Gjykatës Themelore të Gjilanit paska përlqyer, dmth paska bërë like, një video të kryeminisztrit të Kosovës Albin Kurti, i cili së bashku me zyrtarët të tjerë të Vetëvendosjes po qëndronte në një restorant të Podujevës. Dhe sipas medieve të etura për të gjetur diçka kompromentuese, ndër to gazeta Express, nuk kanë mundur ta tolerojnë këtë rast. Kanë sulmuar për këtë gjyqtarin Naser Maliqi, sikur ai të kishte kryer ndonjë krim, apo të kishte shkelur etikën profesionale në punën e tij. Gjykatësi e ka thjeshtëzuar akoma më shumë rastin dhe duket sikur është tallur me këto medie, kur në përgjigje ka thënë se „Një veprim të tillë mund ta kenë bërë fëmijët“, pra pa dijeninë e atij. A duhet që mediet të bëjnë objekt të kritikës publike ushtrimin e të drejtës së gjithkujt për të pëlqyer ose mos-pëlqyer dikë/diçka?! Nëse pëlqen Kurtin, apo dikë tjetër qenka e ndaluar, sipas Express-it. Po kush të ndalon? Ka ndonjë ligj? A parashihet kjo në rregulloren e etikës së gjykatave ose institucioneve të tjera? Nëse jo, atëherë me çfarë të drejte sulmohet një gjyqtar apo kushdo tjetër për ushtrimin e të drejtës së vet?!”, pyet Bytyçi.

Bytyçi thekson se të pëlqesh ose jo një person, përfshirë Kryeministrin Kurti, është një e drejtë që ka çdo qytetar, dhe shpjegon se ndoshta gjyqtari mund të ketë pëlqyer videon për arsye të ndryshme, si një vlerësim për përmbajtjen e saj, pa lidhje me preferencat politike.

“Të pëlqesh ose jo dike apo diçka ka shpjegime të ndryshme. Mund të pëlqesh një foto psh jo për shkak të emrit të personit, por për shkak të anës estetike të asaj fotoje. Të pëlqesh një video, mund të ndodhë për shumë arsye tjera, përveçse për faktin se në atë video është Albin Kurti. Ndoshta në atë video ishte ndonjë mik i afërt i gjyqtarit?! Liria për të pëlqyer diçka ose dike është e afërt me lirinë për të menduar, abstraguar, fantazuar, e kështu me radhë. A ka ligj në botë që kufizon këto të drejta? As diktaturat nuk e kanë të lehtë ta bëjnë këtë”, është shprehur profesori.

Më tej, profesori e konsideron këtë “sulm” si një tentativë për të ushtruar presion mbi ata që mbështesin Kryeministrin Kurti dhe shton se media që e kritikon këtë veprim është duke ushqyer një klimë urrejtjeje dhe polarizimi në shoqëri.

“Nëse jo, atëherë me çfarë të drejte sulmohet një gjyqtar apo kushdo tjetër për ushtrimin e të drejtës së vet?! Të pëlqesh ose jo dike apo diçka ka shpjegime të ndryshme. Mund të pëlqesh një foto psh jo për shkak të emrit të personit, por për shkak të anës estetike të asaj fotoje. Të pëlqesh një video, mund të ndodhë për shumë arsye tjera, përveçse për faktin se në atë video është Albin Kurti. Ndoshta në atë video ishte ndonjë mik i afërt i gjyqtarit?! Liria për të pëlqyer diçka ose dike është e afërt me lirinë për të menduar, abstraguar, fantazuar, e kështu me radhë. A ka ligj në botë që kufizon këto të drejta? As diktaturat nuk e kanë të lehtë ta bëjnë këtë”, ka theksuar Bytyçi.

Ai thekson se, shkrime të tilla, me të cilat synohet të bëhet presion që të mos mbështetet kryeministri Kurti, janë me frymëzime anti-demokratike.

“Një medie e tillë ushqen urrejtje dhe dasi deri në kufijtë e subkoshiencës njerëzore. Problemi nuk është lik-u i gjyqtarit, problemi është të bëhet presion që kategoritë e depolitizuara të shoqërisë kosovare të mos votojnë Albin Kurtin! Por sa më shumë presione të tilla, aq më shumë shtohen votat dhe like-t për kryeministrin e Kosovës! Për inat të shqiptarëve pro-serbë Kosova do të bëhet!”, ka potencuar Bytyçi.

Ndryshe, ditë më parë, Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Naser Maliqi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka pëlqyer një video ku shihet Kryeministri Albin Kurti me zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes në një restorant në Podujevë.

Në atë video, Kurti shihet teksa shkruan në një letër, e të cilën ua sqaron të pranishëmve në tavolinë me të,

Në profilin në Facebook ku është publikuar ajo video, në mesin e mijëra pëlqimeve, figuron edhe ai i gjyqtarit Naser Maliqi, i cili gjykon lëndët në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjilan.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, Maliqi tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë, vetëm nëse ia kanë marrë telefonin fëmijët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat