Shtimi i forcave të KFOR-it në Kosovë, eksperti zbardh prapaskenat: Nuk ndërlidhet vetëm me zgjedhjet, ky është sinjal se…!

Politika

Shtimi i forcave të KFOR-it në Kosovë, eksperti zbardh prapaskenat: Nuk ndërlidhet vetëm me zgjedhjet, ky është sinjal se…!

Nga: A.M. Më: 21 janar 2025 Në ora: 13:15
Pjesëtarë italianë të KFOR-it. Fotografi ilustruese

Më shumë se 200 ushtarë italianë të KFOR-it dhe mbi 100 vëzhgues të BE-së, do të jenë të pranishëm në Kosovë për të ndihmuar për një mjedis të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë që mbahen me nëntë shkurt.

Trupat italiane nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane "Sassari”, arritën të shtunën (18.01.2025) në Kosovë për qëndrim të përkohshëm dhe ata do të jenë të gatshëm, të ndërhyjnë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve në rast se kjo është e nevojshme.

"Trupat italiane nga rezervat e KFOR-it arritën në Kosovë, në mbështetje të misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, duke përforcuar praninë e KFOR-it në Kosovë. Vendosja e tyre është e përkohshme. Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane ‘Sassari', do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

E në lidhje me shtimin e trupave të KFOR-it në kohë zgjedhjesh në Kosovë, për “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Si fillim, ai përmendi një deklaratë të sekretarit të NATO-s dhe një paralajmërimi të tij, në lidhje me situatën e sigurisë dhe zgjedhjeve në Kosovë.

Image
Lutfi Bilalli.

Për këtë, eksperti zbërtheu tri mesazhe që lidhen me këtë rast.

“Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi për NATO-n këtë e ka shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i cili ka shprehur shqetësim me situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ai u shpreh se: "Ne jemi në kontakt natyrisht me Kosovën, por edhe me Serbinë, për t'u siguruar që zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë në fillim të muajit shkurt, nuk do të çojnë në destabilizim. Kjo gjë është kyçe", ndër të tjera ai shprehu edhe rrezikun që vije nga ambiciet ruse për sigurin kolektive të Evropës. Çka lënë të nënkuptojnë nga këto mesazhe të Ruttes:

1.Situatën e brishtë të sigurisë në rajon;

2.Veçohen Kosova dhe Bosnja e Hercegovina dhe

3.Fushata destabilizuese e Rusisë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti beson që shtimi i numrit të ushtarëve të KFOR-it nuk ndërlidhjet vetëm me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas tij, ky mund të jetë sinjal rreziku që mund të ketë tentativë për ta destabilizuar situatën në Kosovë.

“Prandaj, edhe rritja e trupave të KFOR-it në Kosovë (200, trupat italiane nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane "Sassari"), që tashmë kanë mbërritur në Kosovë, nuk mendoj që lidhet ekskluzivisht me zgjedhjet e 9 shkurtit, por mund të jenë indikator se mund të ketë incidente dhe tentativa destabilizuese në Kosovë dhe afër Kosovës.

Tani më duhet kuptuar se ndryshimet tektonike në gjeopolitikën botërore do të interferojnë edhe në gjeostrategjinë e Ballkanit”, përfundoi Lutfi Bilalli për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat