21 janari i acarët i vitit 2006, shënon përvjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Plot 19 vite janë bërë që kur presidenti Rugova ka ndërruar jetë. Ai Kosovës i la një boshllkë të madh.
Puna dhe veprat e tij, u lartësuan, duke u kurorëzuar me liri e demokraci për popullin shqiptar, atë që gjithmonë e deshi dhe luftoi.
Edita Tahiri, e cila aso kohe ishte krahu i djathë i Rugovës, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar lartë figurën e Rugovës, duke thënë se ai ishte “një lider i mençur, vizionar dhe patriot i cili me guxim doli në ballë të rezistencës të popullit të Kosovës kundër okupimit serb me qëllim për ta realizuar ëndrrën madhore”.
Ajo kujton kohën kur kishte punuar me Rugovën, duke theksuar faktin se bashkë me Rugovën i kanë shërbyer popullit.
Tahiri thotë, se mungesa e Rugovës është e pamatshme.
“Ibrahim Rugova ishte një lider i mençur, vizionar dhe patriot i cili me guxim doli në ballë të rezistencës të popullit të Kosovës kundër okupimit serb me qëllim për ta realizuar ëndrrën madhore, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Rugova gëzonte autoritet në çdo anë të botës, në saje të diplomacisë së tij intelektuale arriti të bind botën dhe në radhë të parë Amerikën se ëndrra jonë për liri dhe pavarësi ishte e drejt, gjë që rezultoi me përkrahjen ndërkombëtare për atë që gëzojmë sot, lirinë dhe shtetin e Kosovës. Rugova shquhet si lideri që arriti të bashkoj gjithë shqiptarët dhe t’i mobilizoj në lëvizjen gjithëpopulllore, Lidhjen Demokratike të Kosovës, kundër pushtimit serb dhe të vendosur me çdo çmim që të arrijmë lirinë pas një 100 vjet të robërisë së Kosovës dhe popullit shqiptar të saj.
qenë e nderuar dhe e frymëzuar të jem krahu i djathtë i presidentit historik Rugova, prandaj dhe ma besoi detyrën e Ministres së Punëve të jashtme të Kosovës gjatë periudhës së okupimit, së bashku i shërbyem popullit të Kosovës, ia ndryshuam fatin nga një popull i shtypur nga gjenocidi i okupatorit serb e bëmë një popull të lirë.
Mungesa e Rugovës është e pamatshme, mirëpo vlerat dhe mendimet e tij politiko – kombëtare duhet të barten ndër gjenerata…”, vlerëson ajo.