Vogel zbuloi problemin që qëndron në dialogun Kosovë-Serbi/ Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare zbërthen mesazhin – kujton këtë gjë!

Politika

Vogel zbuloi problemin që qëndron në dialogun Kosovë-Serbi/ Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare zbërthen mesazhin – kujton këtë gjë!

Nga: M.Haziri Më: 22 janar 2025 Në ora: 08:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, në një intervistë për median, foli mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa dialogu ka ngecur dhe ndodhet në një ngërç politik, Vogel theksoi rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në këtë proces, si dhe ndikimin e ndryshimeve të fundit në udhëheqjen e BE-së.

Ai theksoi se ndryshimet që u bënë me emisarët në dialogun Kosovë-Serbi , janë ndikues në procesin e dialogut, kjo pasi shton se duhet fillimisht të ndryshojë politikat aktuale të Bashkimit Evropian.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për marrëdhënie ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai i jep të drejtë deklaratës së Vogel pasi sipas tij procesin e dialogut Kosovë-Serbi po e stagnon BE.

Image
Amir Shabani

Gjithashtu Shabani thekson që BE duhet të filloj me sanksione për disa faktorë rusë që kanë ndikuar në BE, si dhe ata rusë në Ballkanin Perëndimor.

“Toby Vogel është një analist i qëlluar sa u përket politikave të Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, deklarimi i tij se ecuria e dialogut Kosovë-Serbi stagnon edhe nga vet BE-ja është më se e saktë, pasiqë politika e zgjerimit të BE-së duket se nuk ka ndonjë progres në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

BE-ja duhet të fillojë duke sanksionuar faktorët kryesorë të dezinformimit dhe ndërhyrjes ruse në BE, Orbanin e Hungarisë dhe Fico të Sllovakisë, si dhe asetet kryesore ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Vuçiçin dhe Dodikun”, u shpreh ai.

Në fund, njohësi përmend një deklaratë të Kurtit në lidhje me angazhimin e BE-së për dialogun duke theksuar se doli të jetë e vërtetë.

Një intervistë e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, që po qarkullon në rrjetet sociale, e realizuar diku para 15 viteve, ndër të tjera thekson "BE-ja pas vitit 2020 as vet nuk do e dijë se në çfarë gjendje do të jetë..." Duket se kjo tezë është vërtetuar, pasiqë realisht angazhimi i BE-së si lehtësues në progresin e dialogut, integrimin e vendeve dhe përmirësimin e raporteve fqinjësore - ka qenë jo shumë i suksesshëm dhe rrjedhimisht për këto çështje kontribut në rajon ka dhënë SHBA-ja, andaj edhe konsiderohet si partner strategjik i vendeve të rajonit”, përfundoi Shabani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat