Trump u rikthye si president i SHBA-së: Çfarë ndikimi do të ketë për Kosovën dhe dialogun me Serbinë?

Politika

Trump u rikthye si president i SHBA-së: Çfarë ndikimi do të ketë për Kosovën dhe dialogun me Serbinë?

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 22 janar 2025 Në ora: 13:22
Presidenti Donald Trump dhe kryeministri Albin Kurti

Donald Trump mori sërish detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021.

Fitoren e Trump, Kosova e ka pritur mirë edhe pse me pak skepticizwm, sa i përket raporteve me Serbinë.

Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit.

Por, si do të ndikojë administrata Trump në Kosovë, e veçanërisht nw raportet me Serbinë?

Ahmeti: Me ardhjen e Trumpit president, mund të ndryshoj qasja, por qëllimi do të mbetet i njëjtë

Analisti Hidajet Ahmeti, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se me Trump mund ët ndryshojë qasja por jo politika strategjike.

Sipas tij, ai mund të ketë një fokus më të veçantë në raport me procesin e dialogut.

Image
Hidajet Ahmeti

“SHBA-ja nuk bën politika ditore, por politika strategjike. Me ardhjen e Trumpit president, mund të ndryshoj qasja, por qëllimi do të mbetet i njëjtë, pasi shteti i Kosovës është projekt i palëkundur në politikat strategjike amerikane.

Nëse lëshohemi në rrafshin praktik, administrata Trump mund të ketë një fokus më të veçantë në raport me procesin e dialogut, por kjo nuk ndryshon politikat strategjike amerikane në planin afatgjatë. Disa çështje janë të ndjeshme në kontekst ndërkombëtar, por lëvizje të mëdha në aspektin ndërkombëtar, presidenti është pozicion i rëndësishëm vendimmarrës në SHBA, por prapë se prapë nuk ka fuqi që lëkund themelet e demokracisë dhe balancin e pushteteve në një demokraci të konsoliduar siç janë SHBA-të”.

Maraj: Strategjia politike e SHBA është 150 dhe më shumë vite

Njohësi politik, Milazim Maraj thotë se Kosovës nga SHBA nuk i vjen e keqja kurrë.

Image
Milazim Maraj

“Nga fillimi fushatës zgjedhore në SHBA është fol dhe përfol çështja e Kosovës nëse fiton presidenti Donald Trump, çka do të behët më Kosovën? Presidenti Trump ishte president edhe një mandat më herët ishte Presidenti i 45 dhe angazhimi i tij për Kosovën ishte shumë racional dhe i frytshëm. Marrëveshja me Serbinë në zyrën e tij ovale solli përfitime të rëndësishme për Kosovën. Solli njohjen nga Izaeli. Kosovës nga SHBA nuk i vjen e keqja kurrë. Ky është shtet i ri i formuar nga SHBA dhe i njohur nga shumë shtete demokratike dhe mike të SHBA-së. SHBA nuk ka politika afatshkurtra, që ndërrojnë për çdo mandat. Strategjia politike e SHBA është 150 dhe më shumë vite. Ardhja e Presidentit Trump është vazhdimësi e zbatimit të këtyre politikave të analizuara nga grupe specialistësh të SHBA, në Kongres dhe Senat amerikan. Presidenti Dr. Ibrahim Rugova nuk ka kërkuar ndihmë momentale nga SHBA por partneritet më SHBA-në. Andaj nuk qëndrojnë vlerësimet adoleshente së Amerika na donë së jemi populli me anti rus. Ne jemi dhe duhet të jemi shtet demokratik i anëtarësuar në BE dhe NATO në miqësi të përhershme dhe speciale me SHBA, kjo është formula të cilën Kosova nuk duhet ta harroj kurrë. Arkitekti i projektit të Kosovës së Pavarur Dr. Ibrahim Rugova; ka kërkuar që të thuret interesi amerikan në interesin e Kosovës dhe kjo është realizuar”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova te SHBA gjithmonë e ka derën hapur.

Në fund, shprehet se “Të studiojmë si kemi mundësi ne të përfitojmë kur SHBA ngrit ekonominë e vet, të bëjmë projekte me të cilat do të ngritët ekonomia e Kosovës tonë të vogël”.

Te SHBA gjithmonë Kosova ka gjetur derën e hapur. “Ju kërkoni ne ju ndihmojmë të realizoni” ishte kjo përgjigjja që gjithmonë e gjetëm në SHBA. Por veprimet e pushtetarëve tonë që kërkojnë Çakorrin dhe Kullën pastaj sa të arrijnë karrigen nuk e përmendin kurrë. Shumë u përfol edhe për misionarin e Presidentit Trump ish ambasadorin e SHBA në Gjermani z. Grenell. Por shumë pak u fol për kompaninë franceze dhe pazaret që të dizajnohet ndarja e Kosovës. Kjo kompani u pagua shtrenjtë nga buxheti i Kosovës. Për këtë nuk kishte faj SHBA as misionarët që ishin kërkuar nga pushtetarët tonë, më qiri e më pishë nëpër SHBA për të ndarë Kosovën madje për të ia dhënë Serbisë zëmrën e Kosovës, Trepçën dhe Ujmanin. Këto i quajtën katunde të pa vlera që Kosovës ia ka dhënë Rankoviqi. Më këtë frazë të turpshme edhe gjakpirësin më të njohur serb kundër shqiptarëve e nxorën si donator për Kosovën.

Për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë Ambasori i SHBA në Kosovë z. Hovinier deklaroj haptas së SHBA në Kosovë njeh vetëm institucionet e shtetit të Kosovës. Por veprimet për të u bë më populiste nga Qeveria Kosovës patën mjaftë prurje dëmshme dhe krijuan mjaftë paqartësi, që quan deri në sanksione të pa drejta për Kosovën. Tani lider politik nga Kosova shkuan në SHBA dhe patën takime jo formale më Z. Grenell. Pse? A ka kompetencë për një gjë të tillë. Kosova ka pas dhe ka përkrahjen e SHBA, por të kontrollojmë gabimet tona, në shtëpinë tonë. Këtë mund ta bej vetëm Parlamenti i Kosovës më deputet të ngritur, të ditur, me vizion të çartë dhe patriot të verifikuar. Ta kuptojmë që vetëm ne Kosovën e pasur do të jemi të lumtur dhe të pasur. Të mos mashtrohemi me ndihma sociale. Të studiojmë si kemi mundësi ne të përfitojmë kur SHBA ngrit ekonominë e vet, të bëjmë projekte me të cilat do të ngritët ekonomia e Kosovës tonë te vogël”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat