Pas shumë deklarimeve se Ura e Ibrit do të hapet dhe se nuk ka arsye që të jetë e mbyllur, ajo akoma vazhdon të jetë e pa qarkullueshme për automjete.
Sot, Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar të mërkurën Mitrovicën.
I shoqëruar nga një delegacion i lartë ushtarak, ai ka qëndruar rreth një orë mbi urën kryesore të Ibrit, ku u njoftua për së afërmi rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në këtë qytet.
Njohësi politik, Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se vizita e komandantit të KFOR-it është një rutinë, duke shtuar se përveç aspekti taktit nuk ka arsye tjetër logjike pse rrinë e mbyllur.
“Këtë vizitën e fundit të gjeneralit Barduani unë e shoh si një vizitë rutinë që i bënë udhëheqësi i KFOR-it, varësisht nga situtata politike që mbretëron. Dhe tashti jemi në procesin e zgjedhjeve në Kosovë dhe patëm para dy dite inagurimin e z Trump si presidenti 45 (realisht te 47'in) i ShBA-së.
Por sa i përket stopimit të hapjes së urës mbi lumin Ibër, unë pos që disi po mundem ta shoh nga aspekti taktit nuk po mund të shoh arsye tjetër logjike pse rrinë e mbyllur.
Për faktin se disa qindra metra matanë ura tjetër është e hapur për trafik moti dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga fakti se ajo është e hapur. Jeta vazhdon me rutinën e saj”, shprehet ai.
Ai thotë se KFOR-i nuk e lejoi hapjen e urës dhe këtë e bëri për shkak të zgjedhjeve që ishin caktuar, duke shpresuar se ura do të hapet pas zgjedhjeve.
“Andaj, ashtu siç pata thënë disa herë, atëherë kur u mor iniciativa për hapje e KFOR-i ndërhyri duke mos e lejuar hapjen, KFOR-i e bëri për shkak të zgjedhjeve që ishin caktuar, edhe pse të gjitha kushtet ishin plotësuar për hapjen e saj për trafik.
Për këto arsye unë pres që ura të hapet pas zgjedhjeve me qëllim që t'i iket politizimit, shikuar sipas dioptrisë së KFOR-it”, përfundon ai.